Jo Cox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Helen Joanne "Jo" Cox[1] (22 qershor 1974 - 16 qershor 2016) ishte një politikane e Partisë Laburiste Britanike. Ajo ishte anëtare e Parlamentit (MP) për zonën e Batley dhe SPEN e votuar në zgjedhjet e saj në maj 2015 deri në vdekjen e saj 13 muaj më vonë, në qershor 2016.

Femijëria, studimet dhe jeta profesionale[redakto | redakto tekstin burimor]

E lindur në Batley, West Yorkshire, dhe rritur në Heckmondwike, Cox u diplomua nga Universiteti i Kembrixhit në vitin 1995 para se të fillonte punë si asistente politike. Ajo pastaj u bashkua me iniciativën ndërkombëtare bamirëse dhe humanitare Oxfam, ku ajo u zhvillua dhe profesionalisht për t'u bërë kreu i politikave dhe avokimit të Oxfam GB.

Karriera politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Në pozicionin e deputetes së partisë Laburiste, Cox konsiderohej një aktiviste në çështjen e luftës civile në Siri.[2] Ajo themeloi dhe kryesoi grupin ndërparlamentar 'Miqtë e Sirisë'; Ajo është përshkruar si "një aktiviste e palodhur" për refugjatët.

Atentati[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 16 qershor 2016, Cox u qëllua dhe u godit me thikë disa herë në Birstall, ku ajo kishte qenë për një takim politik. Ajo vdiq nga plagët e saj rreth një orë më vonë. Një burrë 52-vjeçar[3] është arrestuar në lidhje me sulmin.[4]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

www.jocox.org.uk