Jorgji Gjikopulli
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jorgji Gjikopulli piktor shqiptar. Ka lindur në vitin 1939 Dhërmi të Shqipërisë. Është diplomuar në vitin 1964 në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë dhe në vitin 1969 në Akademinë e Arteve të Tiranës. Deri në vitin 1982 ishte inspektor në Ministrinë e Kulturës dhe Arsimit. Duke qenë profesor në Akademinë e Artit në Tiranë për pothuajse 26 vjet, deri në vitin 2006, nuk e ndaloi atë nga krijimi. Në vitin 1999 hapi një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në vitin 2014 ai kthehet me një tjetër ekspozitë personale në Tiranë dhe në 2015 me ekspozitën "Identitetet" në Galerinë e Shkodrës. Shumë prej veprave të tij gjenden në koleksione private në Shqipëri, Francë, Greqi, Angli, SHBA, Turqi dhe Algjeri. Dymbëdhjetë veprat e tij janë pjesë e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |