Jorgo Bllaci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Jorgo Bllaci (Gjirokastër, 1938 - 2001[1]) është poet, përkthyes dhe "Mjeshtër i Madh". Për përkthimet e tij nga letërsia ruse, Bllaci është dekoruar nga ish-presidenti Boris Jelcin me dekoratën e lartë të «Urdhërit të Miqësisë».

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1938 në qytetin e Gjirokastrës. Kreu fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, më pas punoi si mësues. Në vitet '50 u dënua me dhjetë vjet burg, për shkak të bindjeve politike. Pas daljes nga burgu, më 1964-1967 Bllaci u detyrua të punojë si punëtor ndërtimi.

Më 1990 u kthye përsëri në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Pas vdekjes u nderua me titullin "Mjeshtër i Madh".[2]

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ligjërimet e Pyllit, lirika, Tiranë: Naim Frashëri, 1964.
  • Epika e Trëndafilave, poezi, Tiranë: Naim Frashëri, 1990.
  • Zërat e natës, poezi, Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993.
  • Kuja e violinës, poezi të zgjedhura, Tiranë, 2007.

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Sergej A. Esenin, Vjersha dhe poema të zgjedhura, Tiranë: Monroe, 1994. ribot. Bllaci, 1996.
  • Ivan S. Turgenev, Ujrat pranverore: Rudini, Tiranë: Naim Frashëri, 1996.
  • A. S. Pushkin, Vjersha dhe poema, Tiranë: Naim Frashëri, 1997.
  • Hajnrih Hajne, U hodha - dhe u zgjova shpejt; Lermonov, Goethe, Kitsi, etj.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Brenner-Wilczek, Sabrine, red. (2017). "Heine-Jahrbuch". Springer-Verlag.  9783476045140. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist I (A-Ç). Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2012. f. 189.  978-9928-168-01-6. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)