Jump to content

Josef Olleri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Josef Olleri
Të dhëna vetjake
U lind më1839
Terasa, Katalonia, Spanjë
Vdiq më1922
Paris, Francë
NënshtetësiaSpanjoll
PunësimiNdërmarrës

Josef Olleri {anglisht: Joseph Oller, katalunish: Josep Oller i Roca}}} (1839 – 1922) ishte ndërmarrës spanjoll që jetoi në Paris për një kohë të gjatë. Ai themeloi kabarenë e famshme Moulin Rouge[1] dhe ishte zbulues i bastit të anasjelltë.[2]

I lindur në Terrasa, Josef Olleri emigroi në Francë me familjen e tij që kur ishte fëmijë. Më vonë, ai u kthye në Spanjë për të studiuar në universitet në Bilbao. Atje ai u dha pas cockfight-it dhe filloi karrierën e tij si bookmarker.

Një herë në Paris, në vitin 1867, Josef Olleri zbuloi një metodë të re të bastorës, të cilën e emëroi Pari Mutuel (Frëngjisht: Parimutuel betting). Ai me sukses e përfshiu sistemin e tij në garat franceze. Megjithatë, në vitin 1874, Josef Olleri u burgos për 15 ditë dhe u gjobit për kumar të paligjshëm. Më vonë, në vitin 1891, autoritetet franceze e legalizuan sistemin e tij dhe i larguan bastoret e vjetra. Shpejt, Pari Mutueli i Ollerit u përhap në shumë gara në gjithë botën, por metoda ishte funksionalizuar në sistemet inxhinierike si ajo e totalizatorit automatik, e zbuluar nga George Alfred Julius.

Në vitin 1870, ai u zhvendos në Londër që t’i shmangej Luftës Franko-Prusiane. Atje hyri në kontake me botën e skenës.

Nga viti 1876, Josef Olleri e fokusoi vëmnedjen e tij në industrinë e argëtimit. Fillimisht ai hapi salla dhe vende të ndryshme: Fantaisies Oller, La Bombonnière, Théâtre des Nouveautés, Nouveau Cirque dhe Montagnes Russes. Por ajo ishte në vitin 1889, kur ai përuroi Moulin Rouge-in e famshëm.[1] Katër vite më vonë, ai e hapi sallën e muzikës, të parën në Paris: Paris Olympia.

Ai u varros në Père Lachaise Cemetery.

  1. ^ a b "Joseph Oller, the founder". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Inventor of the "Pari Mutuel" System Of Wagering" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)