Josif Papagjoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Josif Papagjoni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studiues e kritik i teatrit, kinematografisë e letërsisë, profesor.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Sarandë, më 16 shkurt 1950. Kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (dega e dramës, 1972) Tiranë dhe për një kohë të shkurtër punoi po aty si pedagog.

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet 1973 - 1977 ishte regjisor dhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Pukë dhe Fushë-Arës; në vitet 1977-1987 ka qenë regjisor, përgjegjës i kulturës së rrethit në Komitetin Ekzekutiv. Nga 1987 punonjës shkencor në Qendrën e Studimeve të Artit dhe drejtor i saj (1999-2008), ndërsa në vitin 2008 e në vijim është shef i departamentit të arteve në Qendrën e Studimeve Albanologjike.

Veprimtaria shkencore krijuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, ndër të cilët:

  1. Teatri dhe aktori (1981),
  2. Kumti që vjen nga trashëgimia teatrore (1999),
  3. Aktorët (2000),
  4. Individualitete (2002),
  5. Regjisorët (2003),
  6. Biseda për artin (2004),
  7. Dialog me teatrin botëror (2004), Teatri Kombëtar (2005),
  8. Enciklopedia e Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare (2009),
  9. Drejtues i projektit Enciklopedia e artit shqiptar (ASHSH dhe ASHK).(Grup autorësh) Tiranë

Si dhe një varg artikujsh e studimesh për artin teatrot shqiptar dhe për figurat e shquara të tij, Është anëtar i disa shoqatave e forumeve botërore për teatrin, kritikën, trashëgiminë kulturore etj. Ka shkruar edhe disa drama, si:

  • Ëndërr apo zhgjëndërr (2002),
  • Më lind, nënë! (2005),
  • Zinxhiri (2006),
  • Hija e dheut (2007),
  • Dhunues dhe të dhunuar (2008) etj.

Është kryeredaktor i revistës "Studime për artin" (1999), pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, Tiranë, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (cikli Master) dhe në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës (cikli Master), Kosovë.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]