Jump to content

Këlni

Coordinates: 50°56′11″N 6°57′10″E / 50.93639°N 6.95278°E / 50.93639; 6.95278
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Këln)

50°56′11″N 6°57′10″E / 50.93639°N 6.95278°E / 50.93639; 6.95278

Këlni
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Location of {{{official_name}}}
Faqja zyrtareWeb faqja

Këlni (gjer. Köln ) është qytet në Gjermani. Njëherit qyteti frang i Këllnit është një ndër qendrat e kulturës së frankëve dhe të Gjermanisë. Është i njohur për Katerdralen që mbanë emrin e qytetit.

Sipas vlerësimit administrativ, Këllni është qytet i lirë dhe kryeqytet i rrethit qeverisës Këlln. Ndodhet në një lartësi mesatare mbidetare 30 metra dhe shtrihet në dy anët e lumit Rajn, gjerësia e të cilit në hapësirën e qytetit arrin deri më 400 metra dhe në gjirin e lumit të quajtur sipas qytetit. Në fundvitet e ‘80-ës kishte 980 000 (1978) tani thuhet të ketë 995.397 (2007). Në listën e qyteteve të Gjermanisë, për nga numri i banorëve ndodhej në vendin e tretë. Këllni është seli e shumë enteve dhe e shumë institucioneve gjyqësore ndër-regjionale si dhe seli një numri të lartë të shoqërive të organizuara në nivel federal e regjional. Po ashtu Këllni është edhe qendër e shumë përfaqësimeve diplomatike dhe e atyre konsulare.

Duket, që aty ku sot gjendet qendra e Këllnit, në bregun e majtë të gjirit të Këllnit, në vitin 50 para erës sonë, të jenë themeluar si vendbanim në arën Ubion (Ubiorum, Oppidum). Një qind vite më vonë, në vitin 50 të erës sonë, ky vendbanim fitoi të drejtën e qytetit dhe u pagëzua sipas perandoreshës romake Agrippina me emrin Colonia (Claudia Ara) Agrippinensis. Në këtë kohë ishte seli e Gjermanisë së poshtme. Pas vitit 450 qytetin e administronin fisi i frankëve të cilët e humbën sundimin e tyre më 881. Pas shkatërrimit që i shkaktuan endacakët (normanët) në vitin 881 dhe deri në shekullin pasues, shek. X, qyteti filloi të ripërtërihet dhe të ketë një zhvillim të nxituar në atë shkallë sa që u zgjerua tri herë, më 948, më 1106 dhe më 1180 kur arriti nivelin e qyteteve më të forta të Gjermanisë në përgjithësi. Gjatë kësaj kohe qyteti filloi të shërbente edhe si vend i lidhjes Hansatike, më 1288 de fakto bie në duar të tyre ndërsa më 1475 fati i qytetit vendoset edhe de juro si qytet i lirë i perandorisë. Në fillim të kohës së re, ngecën zhvillimi i gjallërisë ekonomike të qytetit, ndërsa më 1794, qyteti bie nën kontrollin francezë. Më 1815 administrimin e Këllnit e merr Prusia e cila qytetin e pasuron me një rripë modernë të fortësisë së mbrojtje. Në rrjedha të lulëzimit të ri gjatë viteve 1881-88 u shtri si më parë qyteti i ri i Këllnit dhe në shekullin XX ju bashkëngjiten qoshet: Ehrenfeld (ara e nderit); Deutz; Muellheim. Ndërsa Porz-i, ndër të tjera, i është bashkuar që nga viti 1921 si pjesë e rripit të gjelbër për rreth ati të ngurosur. Më 1924 filloi të ngritët hapësira e panaireve "Deutze Messegelaende" dhe në veri të Këllnit më 1976 u krijua qyteti TrabantenstadtChorweiler me rreth 80 000 banorë.

Këllni përpos si qytet nga aspekti gjeo-politik ka edhe do me thënie tjera. Njëherazi, Këllni është edhe rreth qeverisës që shtrihet në një sipërfaqe 7373 km2 të madhe. Në këtë sipërfaqe hynin rrethet Ahen (Aachen), Dyren (Dueren), Erft (Erftkeis), Euskirhen (Euskirchen), Hajnsberg (Heinsberg), Bregu i epërm (Oberbergischer Kr.), Bregu i Rajnit (Rheinisch-Bergischer Kr.), Sig (Reihn-Sieg-Kr.) si dhe rreth qytete e lira Ahen, Bon, Këlln dhe Leverkusen. Në këtë hapësirë në vitin 1978 jetonin 3,87 milion banorë.

Për kultivimin e kultures gjermano-shqiptare në Këlln përkujdeset shoqata e organizuar në Klubin shqiptar 'Kaçaniku 90' [1].

Këllni është një ndër qendrat e njohura kulturore të Gjermanisë dhe popullit gjerman në tërësi. Ka teatër (të operës, të aktrimit, të dramës dhe të kukullave) pastaj disa muze ndër të cilët dallohen : Muzeu i pikturave mesjetare - "Wallraf Richartz"; muzeu i artit të shekullit XX - "Ludwig"; muzeu romak-gjerman; muzeu i Diosçesë; muzeu artit të qeramikës kishtare; muzeu i artit të Azisë lindore; muzeu i qytetit Këllnit; muzeu i artizanateve; etj. Po ashtu në Këllnë gjendet edhe instituti për kërkime "Max-Planck", i cili merret me kërkime në lëmin e studimit të trurit dhe lëmin e formave të kryqëzimeve e të kultivimeve të shtazëve. Në Këllnë është i vendosur edhe kompleksi gjerman i kërkimeve dhe provimeve të trafikut ajrorë dhe kozmik. Më tej Këllni ka teleskopë për përgjime në gjithësi, kopsht zologjik dhe botanik, parqe dhe një numër të shumtë lujnaparqesh sportive (Stadiumin "Muengerdorf", halla sportive, halla patinazhi dhe stadiumin e vrapimit të kuajve).

Në vitin 1388, qytetarët e Këllnit mbi bazat e institutit të udhëhequr nga Alert Magnus-i e të quajtur Studime të përgjithshme dominikane, ngritën një Universitet në qytetin e tyre. Me këtë, Këllni në kulturën e familjes gjermane, paraqitet si qyteti i parë universitar. Mirëpo historia e këtij universiteti nuk mbeti me kaq, në vitin 1798 vije deri tek shpërbërja e tij, ndërsa më 1919 kancelari i më vonshëm Konrad Adenauer e ri-themeloi. Ky universitet në vitin shkollor 1978 kishte rreth 27 857 student. Por edhe nivelet tjera të shkollimit dhe edukimit në Këlln i përgjegjen mesatarës së arsimit në shtetin Gjerman. Kështu dihet që nga viti 1978 ishte e paraparë bashkimi i disa shkollave të larta (të muzikës, të sportit, etj.) nën universitetin e përmendur.

Trashëgëmia kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pas shkatërrimit të pjesës më të madhe të objekteve mesjetare (72%) gjatë luftës së dytë botërore, ujdhesat e këtyre objekteve të futura në mes ndërtimit modern të qytetit të madhë, tregojnë për shkallën e zhvillimit kulturorë e ekonomik të qytetit të madhë mesjetar. Në qoshkun veri-lindorë të ish-qytetit romak “Colonia Agrippina”, ndodhet katedralja e johur nën emrin Domi i Këllnit (Koellner Dom), në qoshkun jug-lindor ndodhet kupolla e Shën Marisë i ndërtuar mbi një tempull romak (shek. XI) pranë banjove publike të Shën Caecilit (shek. XII). Në ish-fush varrezat romake gjendet ndërtesa dhjetë këndëshe (Dekagoni) e katër katërshe kishtare Shën Gereon, e ndërtuar gjatë shekujve IV-XIII, ndërtesa kishtare Shën Ursula (shek. XII-XIII), ndërtesa kishtare Shën Severin (XIII-XVI). Pos këtyre objekteve në Këlln ndodhen edhe ndërtesat kishtare Shën Maria Lyskirchen (shek. XIII), Shën Geog (shek. XI-XII), Shën Pantaleon (shek. X-XVII, varri i bishkopit Brunos dhe perandorit Theophano), Shën Aposteln (shek. XI-XIII), Shën Andreas (shek. XIII-XV), Shën Maria Himmelsfahrt (shek. XVII), Shën Kunibert (shek. XIII) dhe I Madhi Shën Martin (shek. XII-XIII). Ndër ndërtesa të kësaj kohe të njohura e që nuk janë kishtare dallohet ndërtesa e goditur në shek. XIII e quajtur “Overstolzenhaus”, shtëpia e këshillit-kuvendit “Rathaus” e ndërtuar në gjatë shekujve XV-XVI, pastaj kulla në mes të qytetit “Guerzenich” dhe mbeturina të murit e kullave (ndër tjera kullat “Severis”, “Hahnen” dhe “Eigensteintor”).

Brim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Regjistri i shoqatave të huaja në Gjermani: Kosova Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine - në int. prill 2007