Këneta e Kashtës
Appearance
Këneta e Kashtës ndodhet bregdet, në jug të Shëngjinit. Përbën një lagunë të vogël interesante të formuar nga akumulimet lumore e detare. Është e gjatë rreth 850 m dhe e gjerë rreth 400 m. Në të është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore dhe shtazore. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike, edukuese. Për të vajtur tek ky monument natyre duhet ndjekur intinerari i rrugës automobilistike Lezhë– Shëngjin – Merxhan.