KV Drita (Meshkujt)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klubi Volejbollistik Drita u formua në vitin 1951, me iniciativën e nxënësëve dhe profesorëve të shkollës normale të Gjilanit.

Historiku i KV "Drita " - meshkujt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi i formuar filloi zhvillimin e garave me emrin Partizan, nën udhë heqjen e profesor Enver Gjinollit.

Në vitin 1972 klubi merr emrin Akademiku, e kryetar i tij ishte Hysen Latifi.

Në vitin 1973 punëtorët e Kombinatit të tekstilit në Gjilan në kuadrër te Kombiinatit formonë klubin "Tekstilisti", kryetar i të cilit ishte Faik Aliu, ndërsa detyrën e e trajnerit e mopri profesor Rifat Shabani.

Nga viti 1973 deri në vitin 1977 në Gjilan ekzistonin dy ekipe me rivalitet të madh sepse që të dy ekipet garonin në Ligën e Parë të Kosovës.

Në vitin 1977 bëhet bashkimi i dy ekipeve Akademikut dhe Tekstilistit në nji ku merr emrin "Taftison" dhe kryetar zgjidhet Avdush Emini.

Klubi "Taftison" në vitin 1981 shpallet kampion i kosovës për kampionatin 1980/1981 dhe kalon një rang më lart në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë ku me shum sukses garon deri para pavarsimit të sportit Kosovar.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]