Kalaja e Kristiansburgut
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kalaja e Kristiansburgut, në Slotsholmen në Kopenhagën Qëndrore, është shtëpia e tri fuqive më të mëdha daneze: fuqisë ekzekutive, fuqisë legjislative dhe fuqisë juridike. Është e vetmja ndërtesë në botë e cila është shtëpia e të tri këtyre fuqive. Kalaja e Kristiansburgut gjendet në pronësinë e shtetit dhe drejtohet nga Agjensia e Pronave dhe Pallateve. Pallati sot është dëshmitar i arkitekturave të tri kohëve daneze, si rezultat i dy zjarreve të mëdha. Zjarri i parë u shkaktua më 1794 dhe i dyti në vitin 1884. Pjesa kryesore e pallatit të sotëm, ndërtuar më 1928, është në stilin historik neo-barok. Faltorja e kësaj kalaje daton qysh nga vitet e 1800 dhe është në stil neo-klasik. Kopshtet u ndërtuan në shekullin e 18, në stil baroken.
Kalaja e Parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbreti Kristian VI i kërkoi arkitektit Elias David Häusser që të ndërtojë Kalanë e Parë të Kristiansburgut dhe në vitin 1733 filloi puna me një stil të mahnitshëm dhe mbresëlënës baroken. Në vitin 1738, pallati kryesor u ndërtua aq sa të mund të fillonte puna në ndërtesat tjera përcjellëse të pallatit; faltorja, ndërtesa që lidhte pjesën kryesore të pallatit me faltoren etj. Pallati përfshinte shumë kopshte dhe siç u tha më lart, një faltore që lidhej me pallatin me anë të një ndërtese tjetër. Pjesa më e madhe e kalasë ishte e ndërtuar më 1745.
Pallati dhe faltorja u dogjën nga një zjarr i cili u shkaktua në vitin 1794, por fatmirësisht u arrit që kopshtet të shpëtohen.
Kalaja e Dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përderisa familja mbretërore jetonte përkohësisht në pallatin Amalienberg (pas kohës që jetuan në Kështjellën Rosenberg), ndërtuesi më i mirë nga Altona, arkitekti Kristian Frederik Hansen, u thirr në Kopenhagë që të rikonstruktojë pallatin. Hanseni fillojë ta rindërtojë Kristiansburgun në vitin 1803 me një stil të mbretërisë franceze. Kur pallati u rindërtua më 1828, Mbreti Frederik VI vendosi që të mos jetojë në pallat dhe që ta përdorë vetëm si premisë dhe për argëtim.
Pallati u përdor edhe nga parlamenti (Folketing) dhe shërbimet administrative. Frederiku VII ishte monarku i vetëm që jetoi në kalanë e dytë. Kjo ndodhi gjatë viteve 1852-1863. Kalaja e dytë e Kristiansburgut u dogj më 1884. U shpëtuan faltorja e Hansenit, kopshtet, ndërtesa që lidhte pallatin me faltoren dhe ndërtesat administrative në Slotsholmsgade.
Kalaja e Tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thorvald Jørgensen fitoi një garë arkitektësh për të rindërtuar sërish Kristiansburgun, që ndodhi gjatë viteve 1907-1928. Pallati do të përmbante premisa për familjen mbretërore, legjislaturën dhe drejtësinë dhe u ndërtua në stil neo-barok duke u përforcuar me fasadë të fortë graniti. Fragmente nga pallati C.F. Hansen u ruajtën në fasadën veriore ku gjendej kopshti i Princ Jørgen. Kulmi origjinal ishte me pllaka, por pas një koleksioni nacional, pllakat u ndërruan me bakër gjatë viteve 1937-1938. Një tregues i erës u vendos më pas në kullë, dhe me 106 metra lartësi, u bë kulla më e gjatë në qytet.
Gjatë gërmimeve arkeologjike, u gjendën rrënojat e Kështjellës së Absalonit dhe Kështjellës së Kopenhagës. U vendos që të hapen për vizitorë në vitin 1924.