Kalaja e Lëkurësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kalaja e Lëkurësit

Kalaja e Lëkurësit është sot vetëm një kala e shekullit të XVI me vlera turistike, e një ish fshati të lashtë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që kalon Sarandë-Butrint.

Ne vitet 1878 fshati sulmohet nga 800 andartë greke dhe per ate kohe kendon populli kendon:

Lëkurës u zu dufeku,/ …

Islam Fterra armë larë,/

U vra në uxhum të parë.

Vete zhdukja e ketij fshat dhe emigrimi i popullsise ne Itali vjen si pasoje te anderteve greke.

Pozicioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrintit, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL. Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona. Kati i parë ka shërbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.

Ne Lëkurës është në funksionon një bar-restorant.