Jump to content

Kalaja e Stelushit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kalaja e Skënderbeut)

Kalaja e Stelushit (gjithashtu quhet Kalaja e Varoshit ose Kalaja e Skënderbeut) është një kala që ndodhet në skajin verilindor të luginës së Matit afër fshatit Viq, në kufi me fshatrat Shëlli, Vinjallë dhe Qafëmurrë, në Shqipërine veriore.

Në dokumentat turke kjo kala quhej Istulush ose Stelush kurse banorët vendas përreth kalasë e quajnë Varosh ndërsa shkëmbin ku ka qenë e ndërtuar kalaja e quajnë Kalaja e Skënderbeut ose dhe kalaja e Varoshit. Kjo kala dhe objektet përreth përbëjnë një qytet të lashtë dhe, janë kryer punime studimore nga një ekspedite arkeologjike e udhëhequr nga arkeologu i shquar Skënder Anamali i cili ka bërë dhe publikimin e këtyre studimeve. Vërtetohet se nga gjysma e parë e mijëvjeçarit të fundit para erës së re, këtu ka pasur një vendbanim të lashtë ilir. Ekzistenca e qytetit që sipas gojëdhënave ishte mjaft i madh, tregon për lashtësinë e kalasë dhe tërë vendbanimit të fortifikuar. Qyteti i Varoshit në bazë të gojëdhënave, toponimeve dhe terrenit, shtrihej që nga Pylla e Zezë e deri në fushën e Bunarit. Në anën lindore të këtij qyteti kishte pazarin dhe shumë vendbanime apo punishte për të cilat flasin toponimet e sotshme. Ndersa nga ana e Qafe Murrës ishte kisha e Limoces jo fort larg qytetit të Varoshit Marin Barleti kur flet për Stelushin thotë ” Edhe ky qytet megjithëse nga madhësia me të drejtë nuk mund të lavdërohet por nga mbrojtja natyrore e vendit, nga bukuria dhe shëndeti, me plot të drejtë mund ta çosh në qiell, është një mal në fushat e Matit, i lartë në mes të një lugine të bukur si të ishte vënë atje me qëllim. Vetë qafa e këtij mali, e rrethuar për bukuri me mure, formon këtë qytezë. Kjo kala luante një rol të rëndësishëm për mbrojtjen jo vetëm të luginës së Matit por të krejt territorit Mat-Tiranë-Krujë për të dalë në bregdet në Durrës. Pra ishte një fortifikatë strategjike për të ndaluar vërshimet e ushtrive pushtuese që vinin nga ana e lindjes. Këtë funksion kjo kala e kreu më së miri gjatë shumë periudhave por në veçanti gjatë kohës së Kastriotëve. Kalaja e Skënderbeut në Varosh ishte dhe qendër e rëndësishme nga kalonin shumë rrugë, gjurmë të cilave gjenden edhe sot në mjaft sektorë të veçantë si në Viq, Mbasdeje, Gur Lurë etj. Arkeologu S. Anamali del në konkluzionet se – Kalaja e Skënderbeut ka qenë vendbanim ilir dhe ka pasur vijueshmëri banimi që në kohët e lashta. Në mesjetë në kohën e fuqizimit të bujarisë feudale vendase dhe dobësimit të Perandorisë Bizantine (shek XIII-XIV) rreth kalasë u zhvillua një qytet mesjetar që u quajt nga otomanët Stellush dhe ka qenë selia e familjes së Kastriotëve. Ardhmen të zbulohen mjaft të fshehta, vendbanime e kala.[1][2][3]

  1. ^ Anamali, Skender (1968). Studime historike. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë. fq. 51. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Albanološka istraživanja. Instituti Albanologjik i Prishtinës. 1968. fq. 226. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Zamputi, Injac (1968). Studia Albanica. fq. 176. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)