Kalaja e Stelushit
Kalaja e Stelushit (gjithashtu quhet Kalaja e Varoshit ose Kalaja e Skënderbeut) është një kala që ndodhet në skajin verilindor të luginës së Matit afër fshatit Viq, në kufi me fshatrat Shëlli, Vinjallë dhe Qafëmurrë, në Shqipërine veriore.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dokumentat turke kjo kala quhej Istulush ose Stelush kurse banorët vendas përreth kalasë e quajnë Varosh ndërsa shkëmbin ku ka qenë e ndërtuar kalaja e quajnë Kalaja e Skënderbeut ose dhe kalaja e Varoshit. Kjo kala dhe objektet përreth përbëjnë një qytet të lashtë dhe, janë kryer punime studimore nga një ekspedite arkeologjike e udhëhequr nga arkeologu i shquar Skënder Anamali i cili ka bërë dhe publikimin e këtyre studimeve. Vërtetohet se nga gjysma e parë e mijëvjeçarit të fundit para erës së re, këtu ka pasur një vendbanim të lashtë ilir. Ekzistenca e qytetit që sipas gojëdhënave ishte mjaft i madh, tregon për lashtësinë e kalasë dhe tërë vendbanimit të fortifikuar. Qyteti i Varoshit në bazë të gojëdhënave, toponimeve dhe terrenit, shtrihej që nga Pylla e Zezë e deri në fushën e Bunarit. Në anën lindore të këtij qyteti kishte pazarin dhe shumë vendbanime apo punishte për të cilat flasin toponimet e sotshme. Ndersa nga ana e Qafe Murrës ishte kisha e Limoces jo fort larg qytetit të Varoshit Marin Barleti kur flet për Stelushin thotë ” Edhe ky qytet megjithëse nga madhësia me të drejtë nuk mund të lavdërohet por nga mbrojtja natyrore e vendit, nga bukuria dhe shëndeti, me plot të drejtë mund ta çosh në qiell, është një mal në fushat e Matit, i lartë në mes të një lugine të bukur si të ishte vënë atje me qëllim. Vetë qafa e këtij mali, e rrethuar për bukuri me mure, formon këtë qytezë. Kjo kala luante një rol të rëndësishëm për mbrojtjen jo vetëm të luginës së Matit por të krejt territorit Mat-Tiranë-Krujë për të dalë në bregdet në Durrës. Pra ishte një fortifikatë strategjike për të ndaluar vërshimet e ushtrive pushtuese që vinin nga ana e lindjes. Këtë funksion kjo kala e kreu më së miri gjatë shumë periudhave por në veçanti gjatë kohës së Kastriotëve. Kalaja e Skënderbeut në Varosh ishte dhe qendër e rëndësishme nga kalonin shumë rrugë, gjurmë të cilave gjenden edhe sot në mjaft sektorë të veçantë si në Viq, Mbasdeje, Gur Lurë etj. Arkeologu S. Anamali del në konkluzionet se – Kalaja e Skënderbeut ka qenë vendbanim ilir dhe ka pasur vijueshmëri banimi që në kohët e lashta. Në mesjetë në kohën e fuqizimit të bujarisë feudale vendase dhe dobësimit të Perandorisë Bizantine (shek XIII-XIV) rreth kalasë u zhvillua një qytet mesjetar që u quajt nga otomanët Stellush dhe ka qenë selia e familjes së Kastriotëve. Ardhmen të zbulohen mjaft të fshehta, vendbanime e kala.[1][2][3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Anamali, Skender (1968). Studime historike. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë. fq. 51.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Albanološka istraživanja. Instituti Albanologjik i Prishtinës. 1968. fq. 226.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zamputi, Injac (1968). Studia Albanica. fq. 176.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)