Kaliopi Naska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kaliopi Naska ka lindur në Tiranë në vitin 1952. Studimet universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Histori – Gjeografisë në Universitetin e Tiranës më 1976. Ka punuar arsimtare, punonjëse shkencore në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, nëndrejtore në Arkivin Qendror Shtetëror, zëvendësrektore dhe dekane e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Illyria, Tiranë.

Në vitin 1998 ka kryer Stazhin Ndërkombëtar të Arkivave në Paris dhe në vitet 2000 – 2002 ka qenë Drejtore e Qendrës së BIEF – it (program i Agjensisë Ndërqeveritare të Frankofonisë) për Shqipërinë etj.

Fusha e kërkimit shkencor të saj është studimi i historisë së Shqipërisë dhe dokumentalistikës. Është autore e një numri veprash në fushën e historisë së pavarësisë kombëtare. Ka botuar një varg artikujsh dhe kumtesa në revista shkencore brenda e jashtë vendit. Ka titullin "Profesor" dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare shkencore dhe institucione të ndryshme të arsimit të lartë, duke kontribuar në kumtime dhe ligjërata të shumta.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Naska, Kaliopi “Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1987.

2.“Intervista, thirrje dhe letra të Ismail Qemalit botuar në shtypin e kohës.(1908-1912). Botuar në “Studime Historike” Tiranë 1997, nr. 4. Fq.140-152

3.“ Dokumente për Çamërinë” Përgatitur nga Kaliopi Naska, studim shkencor dhe botim dokumentesh historikë, Dituria: Tiranë, 1999, 800 fq.

4.“Naimit” Përmbledhie dokumentesh, artikuj etj. Bashkë autore.Tiranë, 2000.

5. Naska, Kaliopi “ Këshilli Kombëtar 1920” Drejtoria e Përgjithshme e ArkivaveTiranë, 2000.

6. “ Katalogu i dorëshkrimeve osmane” Punimet përgatitëse me karakter arkivor, bashkë autore) Ankara, 2001, 210 fq.

7 .“ Kodikët e Shqipërisë” Botim shkencor kritik i ilustruar, zvkryeredaktore,bashkë autore, Tiranë, 2003, 305 fq.

8. “ La France dans les Archives d’Albanie” Katalog, grup autorësh.Tiranë 2005. fq.80

9. Naska, Kaliopi “ D’Estournelles de Constant et l’Albanie” Kristalina: Tiranë 2007.

10. Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit.Botimet KLSH. Tiranë 2012(Bashkëautore)

11. Naska, Kaliopi “Shën Naumi dhe Diplomacia e kohës”. Shtepia Botuese “Kristalin-KH”Tiranë 2012,800 fq.

12. Naska, Kaliopi dhe Leskaj , Bujar. “90 vjet Kontrolli i Lartë i Shteti „ KLSH. Tiranë, 2016.175 fq.

13. Kaliopi Naska&Andriola Kambo “Tirana 11 shkurt 1920 - Kryeqytet i Shqipërisë”Tiranë, 2016. Shtëpia Botuese “Kristalina-KH” 80 fq.

14. Kaliopi Naska “Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve “Adriatiku” dhe “Gazet’ e Korçës” : (dhjetor 1916-gusht 1918) : trajtesë dhe dokumente; – Tiranë : Kristalina-KH, 2017.105 fq.