Jump to content

Kallami i peshkimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kallami i peshkimit është shufra e peshkimit, një instrument i përdorur për peshkimin e peshkut të vogël dhe të mesëm kryesisht për qëllime sportive dhe hobby.

Në përgjithësi është një kallam me gjatësi të ndryshueshme në të cilën është fiksuar një fije transparente (filispanje prej najloni) dhe më pas një grep. Mund të prodhohet me një sërë materialesh ( fije qelqi, fibra karboni dhe alumin) me karakteristika dhe nivele të ndryshme fleksibiliteti.

Ndër modelet të kallamave kryesore përmendim:

  • Kallam fiks(ose pa cikrik): flispanja lidhet në fund të kallamit dhe ka një gjatësi të caktuar janë kallamat më të thjeshta dhe përdoren kryesisht për peshkim në liqen, por edhe për peshkim në lumenj, si dhe për peshkim në det nga bregdesi ose shkëmbinjte afer detit.
  • Kallam me cikrik: cikriku është një mekanizëm që lejon terheqjen e filispanjes dhe ofron më shumë lehtesi në peshkimin në det.

Kallamat e peshkimit prej fibrave të karbonit ose materialeve metalike përbëjnë një rrezik serioz per jeten nese vijnë në kontakt me linjat elektrike.