Kalo Brahim Xhaferaj në kujtimet e dy brezave
Kalo Brahim Xhaferaj në kujtimet e dy brezave është një libër i shkruajtur nga historiani Dr.Zihni Haskaj dhe publicisti Bektash Zite. Botim i Shoqatës Atdhetare - Kulturore - Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena". Recenzent historian Dr. Myzafer Bonaj. Konsulentë Veli Kalo Xhaferaj dhe Baki Kalo Xhaferaj. Redaktore letrare Leno Kalo Luçi. Korektore Juliana Boriçi. Përgatiti në kompjuter Irena Bame. Shtypur në shtypshkronjën "GEER" Tiranë 2004. Faqet e librit 129.
Mbi librin:
Rruga e jetës së këtij atdhetari ish e gjatë. Ai jetoj afro një shekull dhe, për tre çerek shekulli nuk e hoqi pushkën nga supi! Fryma e shëndetëshme e familjes dhe e fshatit Krahës, ku lindi e hodhi shtat, por dhe ajo e Tepelenës me histori bëmash trimërore të shumta, gatuan e mbrojtën në shpirtin e tij atdhedashurinë. Kalo Brahimi gatoi në shpirtin e vet një atdhetari, që as u zbeh dhe as u shua, edhe në ditët më të vështira për këtë vend. Edhe, kur re të zeza , përpinin qiellin e këtij trualli, Kalo Brahimi e mbante vështrimin larg, atje ku ndriçonte një rreze dielli. E ndjente ai, se një ditë, ajo do të shkëlqente mbi errësirën, që historia i rezervoi, si fat, popullit dhe vendit ... [1]