Kalorësi
Kalorësi është një personi i dhënë një titull nderi kalorësie nga një kryetar shteti (përfshirë papën) ose përfaqësues për shërbim ndaj monarkut, kishës ose vendit, veçanërisht në një aftësi ushtarake.
Rruga shekullore e Kalorësve të Maltës: një emër që të sjell në mendje histori fëmijësh, bëma fisnikësh, vepra heroike. Dhe Urdhëri i Kalorësve të Maltës ka përfaqësuar për shekuj të tërë, të gjithë këto. Por ndërkohë që historia zbehte me kalimin e kohës urdhërat e mëdhenj kalorsiakë - nga Teutonët tek Templarët - Urdhëri i Maltës vazhdonte që të jetonte dhe të vepronte. Përse pikërisht ata, Kalorësit e Maltës, ia kanë dalë mbanë që t'i rezistojnë kursit të vrullshëm të historisë? Për të gjetur një përgjigje të kësaj pyetjeje duhet të shkojmë pas në kohë, një kërcim prej më shumë se 900 vitesh.
Ishte 15 korriku 1099 kur Goffredo di Buglione, në krye të kryqëzatës së parë në Tokën e Shenjtë pushtoi Jeruzalemin. Dhe në brendësi të tij, pikërisht pranë Varrit të Shenjtë gjeti një spital që ish ngritur nga një grup fretërish besnikë të Shën Xhovanit. Spitali kishte një karakteristikë të veçantë: aty kurat u ofrohen pa dallim të sëmurëve të çdo lloj race dhe feje, nga pjesëtarët e kryqëzatave tek myslimanët. Në pak vite, fama e spitalierëve - kështu u quajtën - u rrit shumë: shumë të krishterë kërkuan që të bëhen pjesë, aq sa në 15 shkurt të vitit 1113 erdhi edhe njohja zyrtare: Papa Paskuali II i dërgoi Fra Zherardos, kreu i komunitetit, një vulë që sanksiononte lindjen e Urdhërit të ri fetar. Urdhëri mori kështu emrin e Shën Xhovanit, por që nga ai moment do të ndryshonte edhe dy herë, duke ndjekur fatin e vetë kalorësve.
Mjeshtri i parë i madh i Urdhërit ishte fra Raimondo de Pui dhe pikërisht atij i njihet merita e transformimit të Urdhërit në një organizatë të vërtetë ushtarake. Përveç tre manastirëve të dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes, de Pui futi edhe detyrimin ushtarak: kavalierët do të duhej të vishnin armaturën dhe të vringëllonin shpatën. Vetëm ndihma, në Tokën e Shenjtë nuk është aspak e mjaftueshme në vitet e kryqëzatave dhe pelegrinët kishin nevojë për mbrojtje të armatosur. Kishin nevojë për murgj luftëtarë.
Pushteti, paraja dhe dija i vinin urdhërat fetarë të asaj kohe me një mbështjellë misteri. Por nëse templarët kërkonin praktika të vërteta misterioze atyre që synonin të bashkoheshin me ta, për të qenë pjesë e Kalorësve të Maltës ishte i domsodoshëm vetëm pranimi i parimeve të bamirësisë e krishterë. Përveç vijës së fisnikërisë.
Motoja e tyre ishte: "Tuitio Fidei et Obsequium Pauperum": mbrojtje e fesë dhe shërbim për të varfërit. Në spitalet e tyre, pacientët quheshin "Zotërinj të Sëmurë" dhe kalorësit u shërbenin atyre me pjata argjendi. Por angazhimi ushtarak ishte gjithashtu i thellë. Në dy shekujt e parë të jetës, Kalorësit e Maltës morën pjesë aktivisht në kryqëzata, sulme, beteja dhe aksione të paharrueshëm. Ishin luftëtarë shumë të respektuar që shumëkush ua kish frikën. Arabët i quanin "djajtë e zinj". Më pas, për Kalorësit erdhi ora që të linin Palestinën: mbrojtja e Kishës katolike do të zhvendosej në det. Kalorësit u ndalën fillimisht në Qipro bashkë me templarët dhe më pas pushtuan Ishullin e Rodit në 15 gusht të vitit 1310. Në këtë periudhë, urdhëri do të merrte emrin nga ishulli grek.
Ishin dyqind vite madhështi, në të cilat i rezistuan shumë herë sulmeve të saraçenëve. Mbi të gjitha ishte epike fitorja kundër njerëzve të Muhametit II, i cili do ta kujtonte Rodin si humbjen e tij më të rëndë. Pavarësisht fitoreve heroike dhe të vazhdueshme të Kalorësve, në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1522 turqit hynë në Rod me një ushtri të stërmadhe. Kalorësit u detyruan të marrin arratinë. Të dëbuar edhe nga Rodi, nisën të enden nëpër Mesdhe: shtatë vite pa atdhe, deri kur Perandori Karli V i afroi në ushtrinë e shenjtë të Ishullit të Maltës. Nga ishulli, Urdhëri do të merrte edhe një herë emrin, por këtë herë për të mos e ndryshuar më. Janë vitet që transformojnë përfundimisht historinë e Kalorësve të Maltës në Legjendë. Malta është një pararojë strategjike kundër përparimit të doktrinës myslimane në Perëndim dhe pikërisht prej kësaj shndërrohet në teatër përplasjesh të dhunshme. Beteja më e famshme është ajo e vitit 1565, që i konsakroi përfundimisht Kalorësit e Maltës në olimpin e heronjve. Kështjella e Shën Anxhelos, qendra e fortifikuar e Maltës, u rrethua për muaj të tërë. Lufta ishte e pabarabartë: 40 mijë jeniçerë të armatosur kundër 600 kavalierëve nën urdhërat e Mjeshtrit të Madh, Jean de la Vallette. Ishin muaj tmerri: nga njëra anë Kalorësit e kapur kryqëzoheshin dhe hidheshin në det, nga ana tjetër të burgosurve myslimanë u pritej koka dhe krerët e tyre përdoreshin si municione për topat. E megjithatë, kurajo dhe arti i luftimit i Kalorësve arriti të mbizotërojë ndaj ushtrisë së madhe të armikut. Dhe jo vetëm kaq: në pesë vitet që do të pasonin do të ngrihej një qytet i pasur dhe shndrritës e që do të bëhej kryeqytet i ishullit. Emri i tij, edhe sot është la Valletta, në nderim të mjeshtrit luftëtar.
Në Maltë, Kalorësit përsosën artin e tyre detar duke dominuar rrugët detare të Mesdheut dhe duke u marrë ngarkesat anijeve që i konsideronin armike. Janë vite piraterie, por edhe vite relativisht të qetë. Ndoshta edhe për këtë arsye, kur Napoleoni zbarkoi në Maltë në vitin 1798 nuk gjeti askënd që t'i bënte rezistencë. "Nuk ngrejmë armët kundër të krishterëve", do të thonin më vonë Kalorësit, por motivi i vërtetë i dorëzimit të tyre mbetet gjithësesi krejt i paqartë. Trupat e Napoleonit e bastisën qytetin dhe një pjesë e madhe e thesarit të Urdhërit u konfiskua dhe u ngarkua në Orleans. Një anije që megjithatë nuk do të kthehej asnjëherë në atdhe, pasi u fundos në rrethana shumë misterioze. Që nga ky moment, Kalorësit do të hidhnin armët dhe do të mbështeteshin tashmë vetëm tek diplomacia. Do të gjenin qendrën e tyre në Romë, në të mrekullueshmen Vila Malta, aty ku Piranesi kishte ndërtuar këtë vepër të tij unike dhe të mrekullueshme arkeologjike: Kisha e Shën Mërisë së parisë, atje ku artisti donte të varrosej dhe kur, edhe sot e kësaj ditë është një statujë që e kujton. Nuk është hera e parë që histori artistësh kryqëzohen me histori Kalorësish.
Në vitin 1607, një piktor i ri në arrati nga shtetet Papnorë nën akuzën e vrasjes mbërriti në Maltë, gjeti mikpritje tek Urdhëri. Ai piktor i ri quhej Mikelanxhelo Merisi, me emrin e artit Karavaxho. Por Karavaxho do të arrestohej sërish në rrethana pak të qarta dhe do të arrinte të largohej nga ishulli. Gjatë kohës së shkurtër të qëndrimit në Maltë do të realizonte dy piktura të jashtëzakonshme: ekzekutimin e Shën Xhovanit dhe Shën Xhirolamon. Dy vjet më vonë do të vdiste në rrethana misterioze. Çështja e Karavaxhos është një ndër të paktat pika të errëta në historinë e Kalorësve të Maltës. Një tjetër është raporti mes Kalorësve të Maltës dhe templarëve. Eshtë e mundur në fakt që nga Kalorësit e Tempullit, urdhëri i Maltës të ketë trashëguar një bagazh të pasur thesarësh, njerëzish dhe dijesh? Sipas disa studiuesve, e famshmja Kullë e Djallit në Ishullin e Maltës mund të ketë qenë një shkollë për mësimin e sekreteve të alkimisë. Figura e referimit për këtë është ajo e Mjeshtrit të Madh Pinto de Fonseka, nga i cili Xhuzepe Balsamo, Konti i Kaliostros, kishte një prejardhje direkte.
Sekreti që i mundësoi Urdhërit të Maltës të mbijetonin nëpër shekuj të trazuar të historisë mund të jetë thjeshtë fakti që nuk tradhtuan parimet fillestarë të bamirësisë e krishterë dhe të shërbimit ndaj nevojtarëve. Po çfarë kuptimi ka sot kjo trashëgimi? Urdhëri është një shtet sovran që ka marrëdhënie diplomatike me më shumë se 90 shtete. Ka qenë në vijën e parë në zonat e luftës: nga Vietnami në Kosovë. Ka më shumë se 47 spitale të shpërndarë nëpër botë dhe shumë shkolla për të varfërit. E kaluara e Kalorësve ka tonet epikë të legjendës që megjithatë merr me vete, pashmangshmërisht, edhe dyshime në lidhje me sekretet që mund të ndodhen në faqet më të fshehta të historisë së Urdhërit. E tashmja, ndërkohë është në sytë e të gjithëve: një e tashme e njerëzve në shërbim të paqes dhe popujve më të varfër. Tamam ashtu si duhet të jetë shpirti i një Kalorësi të vërtetë. Sot, ashtu sikurse një mijë vjet më parë
Kush bëhej kalorës?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne fillimet e kësaj tradite, teorikisht kushdo mund te behej kalores . Me pas doli një rregull qe lejonte te beheshin kalores vetem ata meshkuj qe kishin prejardhje fisnike. Ne ate kohe thuhej se kalorsia nuk trashegohej, ndërsa aftesite po. Kontet dhe Duket tek shihnin se pushteti i tyre zvogelohej gjithnje e me shume beheshin kalores vetem për te ruajtur prestigjin.
Ne te gjitha familjet fisnike ishte femija i pare qe trashegonte pasurine dhe për pasoje ka ndodhur shpesh qe djemte e tjere te beheshin detyrimisht kalores pasi perndryshe nuk kishin asnje lloj favori nga klasa e ngritur. Duke qene se nuk donin ti sherbenin vellait te tyre por as fisnikeve te tjere ata shpesh plackisnin fshataret duke u kthyer kështu ne njerez te padeshiruar. Nga njera ane ishin « kaloresit e mire » qe vinin nga familje te ngritura (konte, duke) dhe e shihnin te qenurit kalores si një faktor te rendesishem për ruajtjen e pushtetit, ndërsa nga ana tjetër ishin kaloresit e tjere qe zgjidhnin te ishin te tille për te perfituar favore te ndryshme. Ka ekzistuar dhe një kategori tjetër kaloresish, te cilet shikonin vetem interesin personal pa demtuar askend. Ata merreshin kryesisht me duele me qellimin e vetem për tu bere te njohur. Ne fillimet e tij çdo kalores i përket kësaj kategorie.
Si bëheshin kalorës?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mund te behej kalores çdo djale fisniku qe kishte mbushur te 18at, natyrisht duke kryer një sere pergatitjesh për ta marre këtë titull. Ne moshen 7-vjecare femija duhej te fillonte te mesonte gjithcka mbi te qenurit kalores. Me edukimin e tij ne këtë aspekt merrej një ekspert i kësaj fushe. Gjate kohës se studimit çdo kandidat duhet te kryente një sere punesh, qe nga mirembajtja e stallave e deri perkujdesja për kuajt. Ai ishte ne sherbim te profesorit te tij dhe duhet ti bindej çdo urdhri. Gjate kësaj kohe i duhej te mesonte se si te gjuante, si te luftonte dhe si mund te perballohej ne një duel. Pas përfundimit te kësaj periudhe zhvillohej një ceremoni, zakonisht ne maj ose qershor, gjate te ciles emerohej si kalores. Njeriu qe e ka stervitur dhe mesuar i dorezonte armet te cilat bekoheshin nga kisha. Pas ceremonise zhvillohej një feste e madhe.
Lloji i jetës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kaloresi është një profesionist i luftes. Ai zoteron një sere armesh te cilat i duhet ti zevendesoje ne perfundim te çdo beteje ose dueli. Për këtë arsye atij i nevoiten para. Turneu – Një menyre e mire për te fituar para. Gjate mesjete nuk janë zhvilluar shume luftra. Për me tepër lufta ishte e ndaluar diten ose ne periudha te shenjta si kreshma. Ne fund te shekullit X për qellime paqesore kisha vendosi qe gjate periudhave te shenjta te mbreteronte paqja. Keto periudha armepushimi ishin ne nder te Zotit, por njekohesisht një humbje kohe dhe parash për çdo kalores. Turneu ishte një rast i mire për te fituar para ose për te pervetesuar arme dhe kuaj nga humbesit. Nder te tjera ishte dhe një rast i mire për te bere praktike dhe pse jo për te rene ne sy te damave.
Pajisjet luftarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ato ishin shume te renda dhe te kushtueshme. Një amrature e mire përbëhej nga 15 pjese dhe peshonte 25 deri ne 30 kg. Kaloresi nuk mund ta vishte pa ndihmen e dikujt. Rreth mesit te shekullit te XI çdo pjese e armatures filloi te kishte dhe një domethenie: Kaska : shprese, inteligjence, skrupuj Pjesa e hekurt qe mbronte gjoksin : kujdes, meshire, guxim Dorezat : drejtesi, zgjuarsi, nder. Mburoja : besnikeri, mbrojtje, krenari. Shtiza : drejtesi, vertetesi, force.
Detyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbrojtja e damave ne rrezik. Një kalores duhet te ofronte ndihme dhe te ishte gjithnje i sjellshem me seksin e dobet. Një kalores ishte gjithnje nen urdhrat e kishes. Ai duhet te kryente sherbime te ndryshme, si kryqezata dhe te mbronte me te dobtit. Pasi kishte mbrojtur disa here interesat e kishes ai emerohej Kalores i Krishtit Kaloresi ishte gjithnje ne sherbim te aristocracise, për te cilen duhet te ishte gjithnje i gatshem.
Sigurisht qe te qenurit si kalores kishte rreziqet e veta, por gjithashtu kishte dhe mundesi te shumta për tu pasuruar. Ne çdo beteje te fituar ata perfitonin një pjese e mire te fitimit, pa llogaritur shitjen e roberve. Ne çdo perballje ata mund te humbisnin jeten, por kjo ishte një ceshtje e ditur. Për shumicen e kaloresve te mesjetes momenti magjik ishte fillimi i kryqezatave, gjate te cilave ata arriten te grumbullonin pasuri te medha.
Letërsia e kalorësve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesëmarrja e kalorësve në beteja ishte gjë e zakonshme. Ato nuk ndodheshin gjithnjë afër vendbanimeve të tyre, e më shpesh larg e më larg kasolleve të tyre ku i linin të dashurat apo familjet. Me kalimin e kohës, si pajisje për udhëtim por edhe gjatë kohës pasive në beteja, ata bënin fletushka në të cilat shkruanin poezi që ua kushtonin të dashurave, familjes apo vendlindjes së tyre. Kjo dukuri zgjati për një kohë të gjatë deri sa nuk fillon deformimi i saj nga ana e disa kalorësve të cilët të paaftë për të krijuar apo për të artikulluar ndjenjat e tyre në letra, filluan të paguajnë letrarë për të krijuar në emër të tyre. Shkrimet të tilla, që kryesisht ishin poezi, me tu kthyer në kasollet ku i prisnin të afërmit e tyre ju lexonin apo ju recitonin ashtu që të përçonin më mirë ndjenjat në momentin kur ata i kishin krijuar.