Kanabisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marijuanë/hashash/bar

Kanabis është një gjini e bimëve të lulëzuara që përfshin kryesisht tri varietete, Kanabis Sativa, Kanabis Indica dhe Kanabis Ruderalis. Midis të tjerash, aktualisht kanabisi mbillet shpesh si një bimë hibride e miksuar nga tre variantet e mësipërme, duke i dhënë bimës vetit e dëshiruara nga kultivuesi. Këto tre varietete besohet të jenë autoktone nga Azia.

Hempi apo kërpi, njihen në përditshmëri si kanabis, paçka se ato janë varietete të kanabisit me nivel të ulët të substancës psikoaktive Δ9-THC dhe përdorimi i këtij varieteti është kryesisht për qëlime industriale pasi kjo bimë është burim shumë i pasur fibrash. Me legalizimin e kanabisit medicinal hempi është një burim i mirë i ekstraktimit të CBD.

Kanabis, marijuanë, hashash apo bar, janë të gjitha sinonime të cilat i referohen bimës së kanabisit, nga e cila lulet përdoren për efektin e tyre psikoaktiv. Bima e kanabisit mund të rritet deri në 5 metra, por ato që përdoren për të prodhuar më shumë drogë janë më të shkurtra dhe me më shumë degë. Pjesa rezinoze e bimës është ajo me më shumë interes pasi ka përqëndrimin më të lartë të Δ9-THC (tetrahidrokanabinol).