Shko te përmbajtja

Droga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një drogë është çdo substancë kimike, përveç një lëndë ushqyese ose një përbërës thelbësor dietik, i cili, kur administrohet në një organizëm të gjallë, prodhon një efekt biologjik. Konsumimi i barnave mund të jetë nëpërmjet thithjes, injektimit, pirjes së duhanit, gëlltitjes, përthithjes nëpërmjet një copëze në lëkurë, supozitorit ose tretjes nën gjuhë.

Në farmakologji, një ilaç është një substancë kimike, zakonisht me strukturë të njohur, e cila, kur administrohet në një organizëm të gjallë, prodhon një efekt biologjik. Një ilaç farmaceutik, i quajtur gjithashtu një ilaç ose ilaç, është një substancë kimike që përdoret për të trajtuar, kuruar, parandaluar ose diagnostikuar një sëmundje ose për të promovuar mirëqenien. Tradicionalisht barnat fitoheshin nëpërmjet nxjerrjes nga bimët mjekësore, por së fundmi edhe me sintezë organike. Barnat farmaceutike mund të përdoren për një kohëzgjatje të kufizuar, ose rregullisht për çrregullime kronike.

Klasifikimi i drogave[1]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Qetësuesit
  • Marijuana
  • Opiatet
  • Stimulantët
  • Enteogjenët
  • Haluçinogjenët
  • Disociativet

Qetësuesit ndahen në kategori të ndryshme. Ai më i njohuri është Alkoli i cili konsiderohet si një nga substancat më toksike për stomakun, mëlcinë dhe veshkat. Qetësues të tjerë jane ilacet e gjumit (Benzodiazepinat), disa prej të cilave janë: Alprazolam (Xanax), Lorazepam, Clonazepam, Diazepam (Valium), Chlordiazepoxide (Librium) etj.[3]

Qetësues të tjerë ekzistojnë në formën e ilaceve të gjumit apo substancave që përdoren për anestezi. Qetesuesit i gjejme zakonisht ne formë tabletash apo lengu (ne rastin e Alkolit apo ilaceve të injektueshme).

Zakonisht gëlltiten por mund të thithen me hunde apo te injektohen.

Çfarë ndikimi kanë te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Siç i përshkruan titulli i tyre janë barna që përdoren për qetësim psikologjik, eliminimin e ankthit dhe panikut, dhe për gjumë të thellë. Shumica e tyre përdoren edhe në mënyre të pa lejuar nga mjeku por kryesisht për arsye mjekësore dhe rrallë herë për arsye argëtimi.

Çilat janë rreziqet që shkaktohen nga qetësuesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne raste dozash shumë të larta qetësuesit ulin ritmin e rrahjes së zemrës, tensionin dhe frymëmarrjen nën nivelet e sigurisë dhe shpesh herë shkaktojnë depresion te frymemarrjes duke çuar në vdekje. Ato kanë një rrezik shumë të lartë të varësisë, dhe në të tilla raste nuk mund të ndalohen për njëherësh sepse mund të shkaktojnë gjendje kome dhe vdekje. Simptoma të tjera të varësisë nga qetësuesit janë dridhjet (Delirium Tremens), ankthi, agresiviteti etj. Alkoli konsiderohet po aq i rrezikshëm sa qetësuesit mjekësore për sa i përket varësise edhe problemeve të tjera vdekjeprurëse që ato shkaktojne.

Ganja/Grass/Marijuana/Pot

Kanabisi është një bime e cila gjëndet në çdo cep të rruzullit tokësor, Materia qe zakonisht tymoset jane lulet e Marijuanes të cilat përmbajne substancën psikoaktive THC (Tetra Hydro Cannabinol). Marijuana konsiderohet kategori e vecantë e substancave psikoaktive sepse mund të shkaktojë qetësim, stimulim dhe efekte të ngjashme me substanca të tjera. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.

Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie por në varësi te perdoruesit mund te shkatojë edhe ankth dhe paranoia. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit. Kanabisi thellon aftesine e mendimit dhe i bën përdoruesit të përjetojnë shumë mendime, pozitive apo negative. Pëf këtë arsye Marijuana mund te shkaktojë kenaqësi ose ankth ne baz të mendimeve të perdoruesit apo ambjentit në të cilin ndodhet.

Cilat janë efektet që lidhen me përdorimin e kanabisit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi, ritmi i zemres dhe aftesia e te menduarit. Përdoruesit i ulen reflekset, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë lineare. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të ngaterruar të menduarit edhe pse eshte ne gjendje te shtoje aftesite imagjinative. Përdoruesit e rregullt të kanabisit përballen me rrezikun e zhvillimit të një varësie psikologjike deri në atë masë sa të humbasin interes në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrëdhëniet me njerëzit.

Aftësitë mjekësore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marijuana është substanca e vetme që tashmë ka arritur të legalizohet në shumë shtete të botës. Shumica e tyre e kanë legalizuar vetëm në mënyre mjekësore të këshilluara nga mjeku për Glaucoma, Ankth, Pagjumesi, Agresivitet, Mungese te oreksit. Marijuana përdoret edhe nga pacientët terminale me SIDA, Skleroze te Shumfishte dhe Kancer. per te trajtuar depresionin apo dhimbjet e lidhura me semundjen.

Gjatë viteve të fundit, Vaji Cannabidiol (CBD oil) është përdorur intensivisht për kurimin e qelizave tumorale (Kancer), Parkinson's, Huntington's etj. por ky fakt mbetet akoma i pa verifikuar nga agjensitë botërore të shëndetit.

Marijuana përveç përdorimit mjekësor, është legalizuar edhe për argëtim në Hollande, SHBA (Californi, Washington, New York, Connecticut), Uruguay etj.

E/Molly

Ekstazia është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë tabletat të cilat stampohen me logo dhe ngjyra të ndryshme. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes së vet kimike. Shumë substanca të ngjashme me MDMA-në përdoren në tabletat e Ekstazisë, shumica prej tyre janë shumë më të rrezikshme se MDMA-ja (Amphetamina, 4FA, PMA, PMMA etj.) Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.

Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekstazia rrit energjinë e përdoruesit dhe amplifikon empati, pra dëshirën e tij për të krijuar miqësi me të tjerët, të flasë, të ndajë ndjenja etj. Ajo rrit pëlqyeshmërinë ndaj muzikës, personave dhe ambjentit që e rrethon. Ekstazia rrit rrahjet e zemrës, tensionin dhe temperaturën trupore. Përdoruesi nuk e ndjen lodhjen, gjumin dhe urinën.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazise
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën afatshkurtër, ekstazia lejon trupin të harxhojë shumë energji duke sjellë dehidratim. MDMA në vetvete nuk është e njohur për shkaktimin e mbidozës por për dehidratimin e personave që e përdorin. Përdoruesi duhet të pijë mjaftueshëm lëngje që të mbajë veten të hidratuar por jo më tepër se gjysëm litri në orë sepse mund të cojë veten në mbi hidratim. Rreziku kryesor i tabletave të ekstazisë janë substancat e tjera përvec MDMA-se të cilat ndodhet në të, përzjerje të tilla mund të cojnë në rritje të tepërt të temperaturës trupore apo te rrahjeve të zemrës. Në shumë shtete të Europës ekzistojnë shoqata jo fitim prurëse të cilat analizojnë përmbajtjen e tabletave për të minimizuar rreziqet e përdoruesve. Ekstazia apo enteogjenet e tjerë nuk duhen përdorur nëse përdoruesi po kurohet me substanca MAOI (Anti depresante si Zoloft, Prozac etj.) sepse kjo përzjerje mund të shkaktojë Sindromen e Serotoninës, në të cilën neurotransmetuesi i i quajtur Serotoninë clirohet në sasi të mëdha duke shkaktuar probleme neurologjike.

Shoqata MAPS (Multidisciplinary Association for Psychedelic Studies) kryen shumë studime për përdorimin mjekësor të MDMA-se. Ajo është provuar efikase në kurimin e Stresit Post Traumatik (PTSD) dhe në aplikacione të tjera psikiatrike.

Opiatet ose analgjezikë narkotikë, terma të cilat përdoren për substanca të cilat kanë një efekt qetësues (lehtësues i dhimbjeve), por edhe stimulues.

Smack/H/Horse/

Heroina është një drogë që shkakton varësi te forte dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit.Kjo është substancë që më së shumti merret me hundë ose me shiring. Heroina e pastër është një pluhur me ngjyre te bardhe ne kafe në varësi të cilësisë së përpunimit. Heroina e rrugës zakonisht përzihet me lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra. Shkakton varësinë fizike ndryshe nga drogat e tjera.

Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Heroina mund t’u heqë përdoruesve dhimbjet, tensionin, ankthin dhe depresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjëndje euforie. Heroina shkakton apati, pra mungesën e emocioneve. Shumica e përdoruesve kanë probleme emocionale si nerva dhe arrogance.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati. Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë. Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk. Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike. Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje.

Rreziqe të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjëndje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes. Heroina konsiderohet substanca më e rrezikshme nga të gjitha për sa i përket varësis, mbi dozë apo efekteve psikologjike te përdoruesit.

Haluçinogjenët, ose substancat psikoaktive, janë droga të cilat transformojnë vetëdijen dhe perceptimin e realitetit të përdoruesit. Disa prej tyre të cilat ndodhen në familjen e Fenetilaminave kanë efekt stimulant (2CB, 25i-Nbome, Meskalina etj.) Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i acidit lisergjik (LSD), Psilocibina (Kerpudhat Halucinogjene), Meskalina (Kaktuset Peyote, San Pedro etj.), Fenetilaminat (2Cx, 25x-Nbome)

Dietilamidi i acidit lisergjik

LSD-ja është një drogë e sintetizuar nga Ergot, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acid”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej kartoni ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e karameleve te pikuara si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë,dhe pa shije. Konsiderohet si nje nga substancat me pak toksike ne bote dhe nje nga drograt me te sigurta fizikisht por me rreziqe te mesme per sa i perket anes psikologjike.

Mbahet nen gjuhe per 30 minuta.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, shton ndjenjat e afërsisë dhe shoqërimit. Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.

Cilat janë efektet që lidhen me përdorimin e LSD-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton perceptime të transformuara. Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta por ndonjehere edhe deluzione dhe mendime negative. Pasojat fizike janë inekzistente por ne anen psikologjike dhe emocionale personi mund te perjetoje eksperienca negative. Nuk keshillohet te perdoret nga persona me semundje psikologjike apo persona me histori familjare te ketyre semundjeve. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, shqisat amplifikohen dhe personi arrijn te degjoje, shikoje, nuhase, shijoje ne menyre shume me efikase se zakonisht. LSD eshte perdorur nga shume shkencetare e psikologe per zbulimin e efekteve te saj dhe aftesive mjekesore per sa i perket mendjes.

Ice/Crystal meth/Speed

Amfetamina bën pjesë në atë grup substancash që quhen stimulantë. Është substancë sintetike e cila përdoret në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera Europiane për trajtimin e ADHD (Deficiti i Vemendjes dhe Hiperaktivitetit). Shumë studentë në botë e perdorin atë për efektet stimulante që ajo mund të ofrojë gjatë sezoneve të provimeve. Amfetamina, Metamfetamina dhe substanca të tjera të kësaj familje mund të prodhohen dhe të shiten në menyrë jo të ligjshme në të gjithë botën. Ato mund të jenë në formë pluhuri, kristalesh ose tabletash.

Zakonisht gëlltitet, por mund të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Amfetaminat stimulojne një ndjesi mirëqenieje dhe energjie fizike e mendore, si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të energjisë dhe vemendjes, e cila e bën përdoruesin të afte te flase, te degjoje, te shkruaje, te punoje, te luaje ne menyr me te shpejte dhe efektive se normalisht. Përdoruesi nuk e ndjen nevojen e urisë apo te gjumit, dhe mungesa e kesaj te fundit shpesh shkakton episode psikotike.

Cilat janë efektet e Amfetaminës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe gjumin. Shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të ndjejne goditje ankthi ose paniku. Doza të tepërta të Amfetaminës mund të shkaktojnë goditje ne zemer nese doza e marre eshte shume e larte. Përdorimi afatgjatë i Aamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i Amfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj mund te perjetoje probleme emocionale si depresion.

Crack/Coke/Snow White

Kokaina është një pluhur apo paste e bardhë i cili vepron si stimulant i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së Kokes. Gjatë rrugës, mund të perzjehet me lëndë të tjera si laktoze, talk, shkumes, miell me qëllim që të rritet sasia. Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.

Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie, ajo rrit vetbesimin e perdoruesit. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një mungese te urise, lodhjes dhe gjumit. Efekti i kokaines eshte shume me i shkurter se stimulantet e tjere si Amfetamine duke arritur 1-2 ore maksimalisht.

Cilat janë efektet dhe rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë ndonjëherë të dhunshme, sidomos kur kjo perzihet me Alkol. Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, hemorragji cerebrale ose goditje të zemrës. Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, dhe mbas shume kohesh episode te dhunshme psikotike mund te ndodhin

Disociativet janë substanca kryesisht sintetike, të përdorura në mjekësi për anestezi (Ketamina), qetësim të kollës (DXM[13]). Ato kanë aftësinë të krijojnë vdekje të egos, pra e cojnë përdoruesin të përjetojë episode me halucinacione në të cilat ai pyet veten dhe analizon ekzistencën e vetes, botës etj.

K/Special K/Vitamin K

Ketamina ështeë substance sintetike e përdorur në anestezi. Konsiderohet anestetiku më i sigurt dhe përdoret kryesisht për fëmijët dhe operacione të shkurtra, sepse efekti i saj zgjat 1-2 orë maksimalisht. Përdorimi me intensiv i ketaminës ndodhet në veterinari si anestetik r qentë, macet, kaviet, kuajt dhe kafshë të tjera shtëpiake apo ferme. Ketamina është e njohur për gjëndjen e humbur (disociative) të pacienteve mbasi dalin nga anestezia e saj.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ambjentet mjekësore ajo merret me injektim në muskul ose në vene, kurse nga përdoruesit e tjerë nëpërmjet thithjes me hunde apo gëlltitjes.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ketamina ka aftësinë të krijojë "vdekje të egos", pra e con përdoruesin të përjetojë episode me halucinacione në të cilat ai pyet veten dhe analizon ekzistencën e vetes, botës etj. Efekti i saj është shumë i shkurtër në krahasim me qetësuesit dhe anestetikët e tjerë. Halucinacionet nuk janë të rralla dhe eksperienca përshkruhet si e vështirë dhe e lodhshme. Mbas perfundimit të efektit, kjo substancë ka vetinë të përmirsojë gjëndjen psikologjike dhe emocionale të përdoruesit duke eliminuar ankthin dhe depresionin.

Ajo momentalisht është në faza studimore si kur për depresionin dhe Stresin Post Traumatik (PTSD)

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e Ketamines
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo përdoret kryesisht në ambiente mjekësore, dhe mbidoza e saj është e rrallë. Por kur perdoruesit e marrin në ambiente private pa praninë e një mjeku, mbidoza është e mundshme dhe mund të shkaktojë depresion ose vështirësi të frymëmarrjes. Për ata që krijojnë varësi ndaj ketaminës, përdorimi i shpeshtë mund të shkaktojë probleme në veshka dhe sistemin urinar.

Droga që mund të ndikojnë në fetus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mjekët dhe shkencëtarët tashmë e dinë që ka disa droga që mund të kalojnë ne placente dhe të ndikojnë në fetus gjatë rritjes. Shpesh këto droga ndalojnë rritjen dhe zhvillimin e bebes dhe shkaktojne dëmtime të përhershme. Alkoli është një drogë që është e ligjshme në shumë vende të botës.Kur një grua konsumon alkol gjat shtatzanisë, rritja dhe zhvillimi i bebes së saj munde të ndikohet. Në disa raste te femija zhvillohet sindroma fetale e alkolit. Ai nuk do të rritet sic duhet, dhe nuk do të jetë i aftë të mësojë dhe të sillet si shumica e fëmijëve. Talidomidi ishte droge farmacutike që u jepet grave shtatzena afërsisht 55 vjet më parë. Ajo ndalohet tek ato ndjesitë e të ndjerit keq. Njerëzit nuk e dinin që ajo gjithashtu ndalonte zhvillimin e gjymtyrëve gjatë rritjes së bebeve. Kjo u duk te shum fëmije që lindën pa krah ose pa këmbë, përpara se shkencëtaret ta kuptonin se nga cfarë shkaktohej ky problem. Për droget e sotme kryhen shumë teste, për të qenë të sigurt që ato të mos ndikojnë në zhvillimin e fetusit. Disa femra konsumojn droga jo të ligjshme si marjuane, heroin dhe kokaine, kur janë shtatzena. Këto droga mund ta kalojn placenten. Nëse përdoren në shtatzaninë e hershme, ato mund të dëmtojn zhvillimin e trurit të fetuesit. Shumica e drogave ndikojn në zhvillimin e bebes dhe kjo bën që ajo të lindë shumë e vogël. Femijet e vegjël kanë më shumë mundësi të sëmuren dhe të vdesin. Fëmijët gjithashtu mund të lind i varur nga drogat e përdorur nga nëna e tij ose e saj.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura psychonautwiki.org
  2. https://psychonautwiki.org/wiki/Depressant
  3. https://psychonautwiki.org/wiki/Benzodiazepine
  4. https://psychonautwiki.org/wiki/Marijuana
  5. https://psychonautwiki.org/wiki/Entactogen
  6. https://psychonautwiki.org/wiki/MDMA
  7. https://psychonautwiki.org/wiki/Opioid
  8. https://psychonautwiki.org/wiki/Heroin
  9. https://psychonautwiki.org/wiki/Stimulant
  10. https://psychonautwiki.org/wiki/Substituted_amphetamine
  11. https://psychonautwiki.org/wiki/Cocaine
  12. https://psychonautwiki.org/wiki/Dissociative
  13. 1 2 https://psychonautwiki.org/wiki/Ketamine