Kançipurami në periudhën para-Pallava

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Distrikti i KanchipuramitTamil Nadunë veriore është konsideruar si rajoni i parë në vendin tamil që u arjanizua. P. T. Srinivasa Iyengari beson se në periudhën para-Pallava, ky rajon ishte ngulimi më jugor i kulturës sanskrite. Ai përmend prejardhjen etimologjike të fjalës "Kanchipuram" dhe dëshmi të tjera në mbështetje të mendimit të tij. Gjithësesi, megjithë këto pohime, Kanchipurami mendohet se është përmendur në eposin tamil të Manimekhalait. Në shekullin e IV të e.s., Kanchipurami u shfaq nga një e kaluar e errët për tu bërë kryeqyteti i Mbretërisë Pallava. Qyteti e arriti kulmin e fuqisë së tij gjatë shekullit të VII, kur u vizitua nga udhëtari kinez Hiuen Tsang.

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa studiues besojnë se Kanchipurami mund të ketë rrjedhur nga "Kanjiyuri", që është përmendur në poemat e hershme tamile.[1] Kanjiyuri është një vend në vendin Chola dhe emri i tij do të thotë "vendi i rrethuar nga pemë Kanji".[1] Kanjiyuri është përmendur në mjaft tekste të hershme, midis të cilëve edhe te Puṟanāṉūṟu.[1] Gjithësesi, dravidologjisti dhe profesori i historisë P. T. Srinivasa Iyengari, në librin e tij History of the Tamils from the Earliest Times to 600 AD, pohon se Kanjiyuri i përmendur në poemat e hershme tamile nuk ishte Kanchipurami, por një qytet tjetër.[2] Srinivasa Iyengari pohon se Kanchipurami është një fjalë sanskrite dhe që qyteti nuk ka emër tamil.[2] Në mbështetje të mendimeve të tij, ai pohon se Kanchipurami është përmendur në librat e gramatikanit të sanskritishtes Patanjali, që jetoi midis shekujve të III dhe të II p.e.s..[2] Në të kundërt, përmendjet e para të Kanchipuramit në literaturën tamile, gjenden te Perumpāṇāṟṟuppaṭai, një lavdërim i Ilandiraiyanit, që u shkrua në shekullin e II të e.s.. Aty, megjithatë, Kanchi nuk është përmendur në formën e tij sanskrite Kanchi, por në formën e tij prakrite Kacci.[2] Mbi bazën e kësaj dëshmie, Srinivasa Iyengari arrin në përfundimin se Kanchipurami mund të ketë qenë ngulimi më jugor i kulturës sanskrite.[2]

Kufiri verior i vendit të lashtë tamil[redakto | redakto tekstin burimor]

Provinca më veriore e vendit të lashtë tamil ishte distrikti i Aruvas (distrikti i sotëm i Arcotit Jugor).[1] Rajonet përtej Aruvas ishin të njohura si Aruvavadadalai.[1] Distrikti i Kanchipuramit nuk kishte emër të veçantë deri në periudhën e vonë Pallava kur mori emrin Tondaimandalam.[1]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kanchipurami para-historik[redakto | redakto tekstin burimor]

Zbulimi i Henry Bruce Foote-t të sëpatës para-historike prej guri në Pallavaram në vitin 1863 tregon se rajoni mund të ketë qenë banuar që nga Koha e gurit.[3] Gjetjet arkeologjike nga një periudhë më e vonë tregojnë madje një ngulim të zhvilluar të Kohës së Hekurit.[3] Fosilet e kafshëve dhe përdorimi i gurit të gjetura në Athirapakkam në veri-perëndim të qytetit të Chennait mund të jenë deri në 300,000 vjeçare.[4][5]

'Dravida'[redakto | redakto tekstin burimor]

Përmendjet më të hershme të Kanchipuramit ndodhen në tekstet sanskrite të Patanjalit.[2] Mbretëria Dravida e Mahabharatas duhet të ketë qenë e përqendruar mbi rajonin e Kanchipuramit.[6] Sipas një tradite, ministri i Chandragupta Mauryas, Chanakya ishte me origjinë dravide.[6] Një nga emrat e ndryshëm të Chanakyas ishte Dramila, forma sanskrite e "Tamilian".[7] Kanchipurami është përmendur gjithashtu si Satyavrataksetra te Bhagavata Purana, sipas emrit të mbretit Satyavrata që sundonte rajonin. Për rrjedhojë, të gjithë mbretërit e Kanchit deri në Periudhën Pallava, mbanin titullin "Satyaputra" që do të thotë "biri i Satyavratas".[8]

Zhvillimi i kulteve agamike[redakto | redakto tekstin burimor]

Rajoni i Kanchipuramit është një nga rajonet e para në vendin tamil që pa zhvillimin e kulteve agamike. Tekstet sanskrite të shekujve që paraprijnë erën tonë e përmendin Kanchipuramin mes shtatë qyteteve të shenjta tempullore të Indisë.[9] Një numër manastiresh budiste u ndërtuan gjatë kohës së perandorit Mauryan, Ashoka.[10] Reliket budiste dhe xhainiste në rajon dëshmojnë për praninë domethënëse budiste dhe xhainiste në qytet në atë kohë.[10]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c d e f Iyengar, P. T. Srinivasa. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day. f. 323. 
  2. ^ a b c d e f Iyengar, P. T. Srinivasa. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day. f. 322. 
  3. ^ a b Muthiah, S. Madras Rediscovered. East West Books (Madras) Pvt Ltd. f. 129.  81-88661-24-4. 
  4. ^ Shanti Pappu; Yanni Gunnell; Maurice Taieb; Jean-Philippe Brugal; K. Anupama; Raman Sukumar; Kumar Akhilesh. "Excavations at the Palaeolithic Site of Attirampakkam, South India". Antiquity (297). 
  5. ^ Nilakanta Sastri, K. A. A History of South India. Oxford University Press. f. 44. 
  6. ^ a b Iyengar, P. T. Srinivasa. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day. f. 325. 
  7. ^ Iyengar, P. T. Srinivasa. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day. f. 326. 
  8. ^ Iyengar, P. T. Srinivasa. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day. f. 327. 
  9. ^ Iyengar, P. T. Srinivasa. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day. f. 328. 
  10. ^ a b Iyengar, P. T. Srinivasa. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day. f. 329. 

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Iyengar, P. T. Srinivasa. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day. 
  • Muthiah, S. Madras Rediscovered. East West Books (Madras) Pvt Ltd.  81-88661-24-4. 
  • Nilakanta Sastri, K. A. A History of South India. Oxford University Press.