Jump to content

Kanioni i Sinecit (Saraselit)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kanioni i Sinecit, i njohur edhe si Kanioni i Saraselit, ndodhet pranë fshatit të Saraselit të komunës së Sultit, rrethi Gramshit.

Ai përfaqëson një kanion të madh të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme nga veprimtaria karstike dhe erozive e përroit të Saraselit. Është i gjatë rreth 1,5 km, i thellë rreth 300 m dhe i gjerë rreth 20-30 m. Ka shpate të thepisura. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Vizitohen duke ndjekur intinerarin Gramsh - Sinec.[1]

  1. ^ "Kanioni i Sinecit ose Saraselit - AKZM". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2018. Marrë më 25 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)