Kanioni i Urakës
Kanioni i Urakës është një monument natyror i cili ndodhet në sektorin e mesëm të rrjedhës së Urakës, në lindje të fshatit Urakë, në komunën Derjan të rethit të Matit. Ky kanion ndodhet rreth 150 m mbi nivelin e detit, ndërsa lartësia e buzës së mureve të tij arrin deri mbi 300 m mbi këtë nivel. Kanioni i Urakës përfaqëson një kanion rreth 3 km të gjatë i cili është formuar nga veprimtaria erozive e lumit të Urakës. Muret rrethuese të këtij kanioni janë vertikalë, me guva e shpella të shumta të modelit karstik, që janë mjaft të vështira për t'u eksploruar pasi kalimi përgjatë tyre është mjaft i vështirë. Gjerësia e këtij kanioni lëviz nga 4–7 m ndërsa thellësia e tij arrin deri 100 m. Për shkak të modelit karstik që e kushtëzon këtë kanion favorizohet edhe zhvillimi i një ekosistemi interesant karstik. Ky kanion ka vlera të mëdha shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2018. Marrë më 19 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
(rrethi Mat)
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |