Kanioni i filmit
Kanioni i Filmit është një monument natyror i cili ndodhet në sektorin e mesëm të rrjedhjes së Filmit (degë e Urakës), në afërsi të fshatit Dukagjin, komuna Derjan në rrethin e Matit. Ai ndodhet 600m mbi nivelin e detit dhe përfaqëson një kanion në gëlqerorët e kretës së sipërme. Ai është formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër. Lumi është i gjatë rreth 1 km dhe i thellë rreth 150 m dhe i gjerë deri në disa dhjetra metra. Shpatet i ka të thepisura me lartësi mbi 40 – 50 m dhe në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ai ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike, turistike dhe vizitohet sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Derjan – Dukagjin. [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2018. Marrë më 19 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |