Karakteristikat e zerit
Zëri në tërësi, është një dukuri akustike, i cili ngërthen në vete veçantitë e tij. Te fenomeni i lartësisë së zërit dallojmë përjetime subjektive nga ana jonë, që në jetën e përditshme i njohim si zë i hollë apo zë i trashë. Sa i përket ngjyrës së zërit, si përjetim subjektiv mund të konsiderohet melodiciteti i zërit. Ndërsa te intensiteti i zërit, si përjetim subjektiv dallohet qartë fuqia e zërit, e cila pothuajse gjithmonë është e ndryshme.[1]
Lartësia e zërit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te kjo karakteristikë, si parametër kryesorë merret frekuenca e zërit. Pra, frekuenca e zërit mund të jetë e lartë apo e ulët. Kjo e fundit nuk mund të thuhet që bën pjesë në përjetimet subjektive, ngase frekuenca është një parameter i cili ka njësi matëse, dhe është standarde, e jo relative apo subjektive nga diçka tjetër. Si rrjedhojë e një vlere të vogël të frekuencës, praktikisht thuhet se: Nëse frekuenca e zërit është e ulët, atëherë këtë lloj zëri subjektivisht e përjetojmë si zë të trashë. Ndërsa sa i përket ndonjë vlere të madhe të frekuencës, praktikisht thuhet e kundërta. Pra, nëse zëri është i lartë, këtë lloj zëri e përjetojmë subjektivisht si zë të hollë.[2]
Ngjyra e zërit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjyra e zërit është një karakteristikë e tij që varet drejtëpërdrejtë nga raporti i herësit të frekuencës themelore dhe frekuencave harmonike të larta. Për ta pasur më të qartë, një rast konkret: kur i dëgjojmë (pa i parë fare), ne jemi në gjendje që ta dallojmë tingullin e kitarës nga ai i mandolines. Poashtu, vetëm nga ngjyra e zerit të tyre, ne jemi në gjendje që t'i dallojmë shumë persona kur me ta vejmë kontakt përmes telefonit. Përfundimisht, mund të thuhet se raporti i frekuencës themelore dhe frekuencave harmonike të larta përkthehet në rezultat praktik, i cili është "njoftësia" e zërit. [3]
Intensiteti i zërit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo është një karakteristikë që varet nga energjia e zërit. Zëri është një lloj vale mekanike. Rrjedhimisht nga kjo, energjia e tij mund të jepet me formulën e njohur të energjisë për lëkundje të thjeshta harmonike:
Xmax është amplituda e valës,
Parametri k=mw^2(m-masa e mjedisit që lëkundet, w-frekuenca këndore e lëkundjeve).
Si rezultat përfundimtar, themi se: Herësi në mes të Fuqisë së valës P dhe sipërfaqes S nëpër të cilën përhapet vala quhet intensiteti i valës, pra: I=P/S. Si rrjedhojë e kësaj formule, rezulton se njësia matëse për intensitetin e zërit është: W/m^2(vat/metër katror). Numerikisht, intensiteti i valës paraqet energjinë e valës në njësinë e sipërfaqes nëpër të cilën përhapet vala.[4]
Infrazëri dhe ultrazëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Infrazë:
Brezi i valëve mekanike me frekuencë nga 0 deri në 20 Hz. Infrazërin nuk e dallon veshi i njeriut, por shumë gjallesa të tjera e dallojnë atë. Pra, infrazëri krijohet dhe përhapet që në fillim të fenomeneve të llojllojshme në natyrë.
Ultrazë:
Brezi i valëve mekanike me frekuencë përtej 20 kHz. Ashtu sikurse infrazërin, veshi i njeriut nuk e dëgjon as ultrazërin. Nga ana shkencore, ultrazëri si dukuri përfitohet në shumë mënyra, ku dy prej tyre janë shumë të njohura.
Metoda e Magnetostriksionit
Metoda e Elektrostriksionit
Ultrazëri ka zbatime të shumta në shkencë, teknikë, medicinë, në navigacion nënujor, etj.
Interferenca e valëve zanore - rezonanca akustike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Valët zanore janë valë zanore(longitutinale), prandaj për to vlejnë të gjitha ligjet e reflektimit dhe të thyerjes së valëve. Poashtu, në këto valë mund të paraqitet dukuria e difraksionit dhe e interferencës. Konkretisht, interferenca e valëve zanore përdoret me qëllim të përcaktimit të gjatësisë valore të zërit ku përdoret gypi i Kvikut dhe ai i Kuntit. [5] [6]
Përdorimi i softuerëve për simulimin e fenomeneve fizike është një vegël shumë e dobishme. Ekzistojnë shumë laborator virtual me qasje gratis(free).[7][8] Vlenë të theksohet, se shfrytëzimi i tyre është me rëndësi, veçanërisht për studentët dhe hulumtuesit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.cas.miamioh.edu/~jaegerh/phy131/Week14-MO.pdf
- ^ http://www.livescience.com/42131-revealed-in-peoples-voices.html
- ^ http://www.bbc.co.uk/blogs/ipm/2007/11/what_colour_is_your_voice.shtml
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 gusht 2014. Marrë më 11 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.quora.com/What-is-acoustic-resonance
- ^ http://en.wikipedia.org/wiki/Acoustic_resonance
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2015. Marrë më 11 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2016. Marrë më 11 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)