Jump to content

Karlo Gega

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Karl Gega)
Carl Ritter von Ghega
U lind në10 janar, 1802
Vdiq14 mars, 1860
Kombësiashqiptaro-austriak
Profesioniinxhinier

Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) lindi më 10 janar të vitit 1802Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860Vjenë. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.

Prindërit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova (Itali), ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d'Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (18361837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.

Në vitin 1842 Ghega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Njohuritë nga kjo ekspeditë Ghega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Ghega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.

Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Mürzzushlag, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë bashkëkohës të tij si shumë i rëndë edhe si i pamundur.

Ai më vitin 1844 mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa rrota me dhëmbë apo sajlla(litarë) por me lokomotiva normale. Para se të vendosej për ndërtimin e hekurudhës, Ghega nisi me konstruksionin e një lokomotive, e cila mund ti përballonte pjerrtësitë e tilla. Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Ghega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase. Në vitet më pas ju dha detyra e planifimkit të rrugës hekurudhore në Siebenbürgen mirëpo ai nuk arriti të përfundoj këtë projekt.

Ghega vdiq më 14 mars 1860Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).

Shkrimet e tij:

  • Die Baltimore-Ohio Eisenbahn über das Alleghany-Gebirg mit besonderer Berücksichsitung der Steigungs- und Krümmungsverhältnisse. - Wien : Kaulfuß Prandel, 1844
  • Dell' Ottanto a diottra : Stromento geodetico per tracciare in pianta l’andamento delle curve circolari. - Venedig : Merlo, 1833
  • Malerischer Atlas der Eisenbahn über den Semmering. - Wien : Gerold, 1854
    • Bd. 1: Text
    • Bd. 2: Atlas
  • Über nordamerikanischen Brückenbau und Berechnung des Tragvermögens der Howe'schen Brücken. - Wien: Kaulfuss Prandel, 1845
  • Uebersicht der Hauptfortschritte des Eisenbahnwesens in dem Jahrzehende 1840 - 1850, und die Ergebnisse der Probefahrten auf einer Strecke der Staatsbahn ueber den Semmering in Oesterreich. - Wien : Sollinger, 1853

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]