Jump to content

Kashishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kashishti

Kashishti është një fshat malor në komunën Memaliaj FshatQarkun e Gjirokastrës, i cili gjendet rreth 5 km në lindje të qytetit të Memaliajt.

Fshati Kashisht shtrihet kryesisht në një zonë kodrinore dhe është rreth 4 km larg lumit Drinos, degë e lumit Vjosa.

Mali i Shendellise

Kashishti ka një popullsi të vogël me rreth 300 banorë. Një pjesë e mirë e popullsisë ka lëvizur drejt qyteteve të afërta, si Memaliaj, Tepelena dhe Gjirokstra, ose ka emigruar drejt Greqisë.

Baza e ekonomisë së Kashishtit është Blegtoria dhe, ndonëse më e kufizuar nga relievi kodrinor, Bujqësia. Produktet e prodhuara në Kashisht përdoren për konsum të brendshëm dhe tregtohen me qytetet fqinje.

Sipas disa gojëdhënave, fshati Kashisht është themeluar në Mesjetë, nga banorë që janë zhvendosur dhe kanë themeluar fshatin pas shkatërrimit të një fshati atypranë, të quajtur Mushkaj.