Kategoria:Festa lokale në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

"Veriu është Festë[1]" është një nismë vullnetare e organizatës GO2 për evidentimin, mbledhjen, përpunimin, botimin dhe promovimin e informacionit për festat lokale të Qarkut Shkodër me qëllim kontributin në sektorin e turizmit në këtë hapësirë. Kalendari "Veriu është Festë" përfaqëson të parën përmbledhje të festave lokale të një Qarku në të gjithë Shqipërinë.

Kalendari prej 382 faqesh përfshin informacion të zgjeruar për 166 festa lokale dhe ngjarje të tjera të rëndësishme për komunitetin, përfshi edhe ditët e shënuara të kujtesës kombëtare dhe ndërkombëtare me karakter kulturor, social, fetar e sportiv që kremtohen në 5 bashkitë e këtij Qarku: Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Shkodër dhe Vau Dejës. Secila festë shoqërohet me një foto të përzgjedhur të vendit ose momentit të organizimit të saj ndër vite.

Kalendari shoqërohet me Hartën e Qarkut Shkodër, ku çdo fshat apo njësi tjetër administrative përkon me numrin përkatës të festës të shënuar në libër[2].

Të depozituara sipas dispozitave ligjore edhe në sektorin e katalogizimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë (ISBN 978-9928-4461-5-2), Kalendari dhe Harta janë të aksesueshëm si botim në formatet respektive 14x9cm dhe 45x56cm. Po ashtu ato mund të shfletohen në internet, në adresën e botimeve të GO2issuu.com.

  1. ^ https://www.youtube.com/watch?v=3ELFkF53bNU. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  2. ^ "RTSH". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Nënkategoritë

Kjo kategori ka vetëm këtë nën-kategori.

(k) = Kategoria / (f) = Faqe