Kategoria:Folje
Appearance
Sintaksa e gjuhës shqipe.[1]
Çfarë është sintaksa ?
- Sintaksë quhet tërësia e mënyrave të bashkimit në ligjërim të fjalëve të një gjuhe sipas kuptimit e natyrës gramatikore, bashkë me marrëdhëniet e vendosura midis njësive të formuara prej tyre, në rregullsitë përkatëse për të shprehur mendimet e për t'ua bërë ato të njohura të tjerëve. Sintakse thirret edhe studimi i ketyre ndertimeve e raporteve, i rregullave te tyre, teoria, pjesa e gramatikes qe merret me te, po ashtu edhe nje veper e caktuar qe trajton nje lende te tille. Sintaksa perben, me morfologjine gramatiken e nje gjuhe. Rregullat e saj dalin nga materiali real gjuhesor, nga vezhgimi dhe pergjithesimi i tij. Tipik per gramatiken eshte karakteri pergjithesues. Ajo ben abstraksion nga elementet konkrete e te vecanta te ligjerimit, qe jane te nje larmie aq te madhe e te nje sasie te pakufishme, percakton kategorite e tipare te pergjithshme, ate cka qendron ne baze te ndyshimit te fjaleve dhe te bashkimeve te tyre, dhe nxjerr andej rregullat. Gramatika eshte rezultat i nje veprimtarie te gjate abstraktimi, deshmi e perparimeve shume te medha te mendimit njerezor.
- Sintaksa ka per objekt ligjerimin e lidhur. Fjalet, ne procesin e ligjerimit, duke u bashkuar per te shprehur e transmetuar mendimin, hyjne ne lidhje e ne marredhenje te ndryshme kuptimore e formale gramatikore. Ndermjet ketyre lidhjeve e raporteve krijohen njesi te ndryshme sintaksore. Sintaksa studion ne rradhe te pare njesite qe japin nje kumtim te mbaruar a relativisht te mbaruar, te plote a pak a me shume te plote, fjaline e mevetesishme dhe periudhen, dhe pjeset perberese te tyre, gjymtyret e fjalise dhe njesite kallezuesore te bashkuara ne periudhe, fjalite. Po ashtu edhe bashkimet funksionale qe realizohen ne kuadrin e tyre, togfjaleshat e ndertimet komplekse, edhe raporte te ndryshme qe vendosen midis ketyre njesive te ndryshme. Sintaksa si disipline gjuhesore ka rendesi te madhe teorike e praktike. Nepermjet fakteve dhe kategorive te saj realizohet funksioni i gjuhes si mjet marreveshjeje midis njerezve, si mjet komunikimi, duke u vene ne perdorim edhe te gjitha elementet e mjetet e rrafsheve te tjera te gjuhes. Struktura sintaksore eshte e lidhur me mendimin me shume se cdo rrafsh tjeter gjuhesor. Nepermjet saj shfaqet konkretisht lidhja dialektike e gjuhes me mendimin, deportohet me thelle ne gjuhen e brendeshme te ligjerimit. Nga studimi i sintakses mesojme sesi duhet t'i perdorim e ti lidhim fjalet ne te folur e ne te shkruar, ne baze te ligjeve te gjuhes sone, per ta shprehur sa me sakte, me qarte e me drejte mendimin tone. Cdo gjuhe ka vecorite e saj sintaksore por ajo ngerthen edhe me shume elemente te perbashkete a te ngjashem me gjuhe te tjera, sidomos me gjuhet gjenetikisht me te aferta, por edhe me gjuhet te cilat ka qene a eshte ne kontakt.
- Si studim i menyrave te ndryshmete bashkimit te fjaleve dhe i rregullsive te tyre, sintaksa eshte nje shkence njekohesisht pershkruese dhe teorike pergjithesuese. Metode themelore e studimit te fakteve sintaksore eshte vezhgimi i shoqeruar me analizen dhe pergjithesimin e te dhenave te tij. Nepermjet tyre vecohen nga rrjedha e ligjerimit, te nxjerra nga burime te caktuara, dukurite sintaksore qe i interesojne studjuesit. Pastaj c'del nga shqyrtimi i tyre pergjithesohet nepermjet formulimit te perfundimeve qe rrjedhin andej. Pra perdoret si pikenisese metoda induktive, qe shkon nga fakte te vecanta konkrete ne percaktimin e vecorive te perbashketa qe dalin dhe, ne baze te tyre, te kategorive e njesive sintaksore. Ne sintakse ka mjaft here elementesh, ndertimesh e njesish sintaksore. Nder to disa jane shprehese me te qarta, perfaqesuese me tipike te nje raporti sintaksor, te tjera me pak te qarta, jo aq tipike. Perdorimi i zevendesimit te nje shprehjeje, te nje dukurie te kategorise jo aq te qarte jo aq te qarte me nje tjeter te qarte, transformimi, zevendesimi i nje trajte, i nje ndertimi, me nje tjeter te barazvlereshem, jep mundesi te kapet sakte e pa luhatje funksioni sintaksor i tyre. Te sjellim ndonje shembull. Peremri pyetes ç ne fjali mund te dale me funksionet sintaksore te kryefjales e te kundrines se drejte : Ç'e solli ate ketu ? Ç'solli ai ketu ? Zevendesimi i tij me nje emer te shquar ne dy ndertimet e mesiperme mund te zbuloje me qarte, me me siguri, ne ndonje rast konkret rolin e tij sintaksor : Nevoja e solli ate ketu ? Bicikleten solli ai ketu ? te njevlefsheme sintaksorisht me to. Krahas Luftoi me trimeri mund te themi fare mire pa asnje ndryshim sintaksor e kuptimor, Luftoi trimerisht cka e ve edhe me mire ne dukje funksionin rrethanor te menyres se emrit me parafjale "me trimeri".
- ^ Sintaksa e gjuhes shqipe 2.
Nënkategoritë
Kjo kategori ka vetëm këtë nën-kategori.
(k) = Kategoria / (f) = Faqe
Ll
- Lloje të foljeve 1 F
Faqet në kategorinë "Folje"
Kjo kategori ka 5 faqe nga 5 gjithësej.