Kejs ibën Sad
Kejs ibn Sad ibn Ubejde el Sad el Hazraxhi (Arabisht: قيس بن سعد بن عبادة الساعدي الخزرجي) lindi rreth kohës së Muhammedit. Babai i tij ishte Sad ibën Ubade. Ai ishte i njohur për mbrojtjen e tij të palëkundur në beteja. Kejs ibn Sad ishte një nga shokët më besnik të Ali ibn Ebi Talibit.[1][2]
Konvertimi në Islam
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur Kejsi e pranoi Islamin, ai ndryshoi jetën, qëndrimin, vizionin dhe disponimin e tij.[2] Pasi e pranoi Islamin, Kejsi mësoi si të sillet me njerëzit me sinqeritet dhe të mos përdorë mashtrime.[2] Ai e largoi dinakërinë e tij që kishte para konvertimit dhe u përkushtua të bëhet myslimanë i sinqertë.[2] Megjithatë, kishte momente në jetën e tij (në situata të vështira), ku ai u tundua të përdorte aftësitë e tij dinake për të mashtruar njerëzit.[2] Por sinqeriteti i Kejsit ndaj fesë islame e ndihmoi atë të mbizotërojë tundimet.[2] Kejsi ka thënë:
- "Po të mos ishte Islami, do të kisha përdorur dinakërinë time."[2]
- "Sikur mos ta ndëgjoja Profetin duke thënë se dinakëria dhe mashtrimi të dërgon në ferr, do të isha bërë njeriu më dinakë i kombit."[2]
Titulli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kejsit ishte dhënë titulli Ensari.[3] Ensari domethënë ndihmues.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Madelung, Wilferd. The Succession to Muḥammad: A Study of The Early Caliphate. Cambridge: Cambridge University Press, 1997. Print. ISBN 0521646960 pp. 152, 153, 190, 191, and 192
- ^ a b c d e f g h Khalid, Muhammad Khali, and Khalid Muhammad Khalid. Men Around The Messenger. Kuala Lumpur: Islamic Book Trust, 2005. Print. ISBN 9839154737 pp. 276–280
- ^ Daly, M. W., and Carl F. Petry, eds. The Cambridge History of Egypt. United Kingdom: Cambridge UP, 1998. Print. ISBN 0521471370 p. 68