Sad ibën Ubade
Sad ibn Ubejde el Ensari el Saidi el Hazraxhi (Arabisht: سعد بن عبادة الأنصاري الساعدي الخزرجي) ishte udhëheqës i klanit Said i fisit Hazraxh në Medine në fillim të shekullit të shtatë. Më vonë ishte i njohur si udhëheqës i gjithë fisit Hazraxh dhe pastaj i gjithë Ensarive. Ai ishte shok i mirënjohur i profetit Muhammed.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ishte djali i Ubedeh ibn Dulejm[1]: 204, 212 [2]: 477 [3]: 268, 354 dhe Emra el-Thalitha bint Mesud.[2]: 477 Ai kishte dy motra, Mendues dhe Lejla.[4]: 250
Gruaja e tij e parë ishe Fukejhe bint Ubejd ibn Dulejm.[2]: 477 Ai kishte tre fëmijë: Kajs, Umeme dhe Sadus.[2]: 477 [4]: 250 Gruaja e ti e dytë ishte Ghazije bint Sad. Djemtë e tyre ishin: Sad, Muhammed dhe Abdulrahman.[2]: 477
Konvertimi në Islam
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sad ibn Ubejde u konvertua në Islam në vitin para arritjes së Muhammedit në Medine, dhe theu të gjithë idhujtë e klanit Sa'ida.[2]: 478
Sad ishte mesin e 75 të konvertuarve prej Medinës i cili e morri premtimin e dytë të Akabes në korrik 622.[2]: 478
Kur Kurjeshët e morrë vesh se do të bëhet luftë ndaj tyre, ata filluan ta kërkojnë premtuesit të cilët ishin gjatë rrugës për në shtëpi në Medine. Ata e kapën Sadin, i'a lidhën duartë në qafën e tij dhe e kthyen në Meke. Ata e tërheqën duke e kapur për flokësh dhe e rrahur atë. Suhejl ibn Amr e goditi me shuplakë në fytyrë. Sa'd u kujtua për të thirrur emrat e Xhubejr ibn Mutim dhe El-Harith ibn Harb. Ata erdhën nga Qabja dhe u thanë robërve ta lirojnë; kështu Sa'd shkoi në shtëpi.[1]: 206
Kur Muhammedi arriti në Medine, Sa'di ishte mesin e atyreve të cilët e ftuan Muhammedin që të rrijë në shtëpinë e tij, por Muhammedi tha se deveja e tij ishte nën urdhërinë e Zotit dhe ku deveja do të ulet aty do të qëndrojë ai.[1]: 228
Betejat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sa'di luftoi në shumë beteja së bashku me Muhammedin. Ai rradhiti Betejën e Uhudit, Betejën e Bedrit dhe Betejën e Hendekut.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sa'di vdiq në Huran në vitin 637. Ai ishte duke urinuar ulur në një vrimë kur dikush e qëlloi atë me dy shigjeta. Një shigjetë në zemër dhe vdiq menjëherë. Kur u varros, lëkura e tij u bë e gjelbërt.[2]: 480–481 Thuhet se ai ishte vrarë për qëndrimin e tij ndaj Halifëve.[5]
Gjatë jetës së tij, ai e ndau pasurinë e tij te djemtë e tij, por pas vdekjes së tij, gruaja e tij e lindi një fëmijë. Në një mëngjes Omer e takoi Ebu Bekërin dhe i tha: "Kalova natën pagjumë duke menduar për fëmijën e Sa'dit, pasi që babai i tij nuk i la asgjë." Ebu Bekri i tha: "As unë. Të shkojmë te Kajsi dhe të folim për vëllaun e tij të vogël." Ata shkuan te Kajsi, i cili tha: "Çfarë ka bërë Sa'di, unë kurrë nuk mund ta shfuqizoj, por unë dëshiroj që ju të dy të bëheni dëshmitarë që pjesa ime është për vëllaun tim."[6]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Muhammad ibn Ishaq. Sirat Rasul Allah. Translated by Guillaume, A. (1955). The Life of Muhammad. Oxford: Oxford University Press.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 Muhammad ibn Saad. Kitab al-Tabaqat al-Kabir vol. 3. Translated by Bewley, A. (2013). The Companions of Badr. London: Ta-Ha Publishers.
- ↑ Muhammad ibn Umar al-Waqidi. Kitab al-Maghazi. Translated by Faizer, R., Ismail, A., & Tayob, A. K. (2011). The Life of Muhammad. London & New York: Routledge.
- 1 2 Muhammad ibn Saad. Kitab al-Tabaqat al-Kabir vol. 8. Translated by Bewley, A. (1995). The Women of Madina. London: Ta-Ha Publishers.
- ↑ Gjenealogjitë e Fisnikëve p1/254 .
- ↑ Death of Sa'd bin Ubadah and sharing of his inheritance