Jump to content

Kepi dhe Faleza e Rodonit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kepi dhe Falëza e Rodonit gjendet në skajin më veriperëndimor të kodrave me të njëjtin emër, në lartësinë 30 m mbi nivelin e detit. Kepi ranor rrethohet nga faleza të gjalla me lartësi rreth 25 m. Pranë ndodhet kalaja dhe kisha e Skënderbeut. Peisazhi është tërheqës për vizitorët. Ka vlera shkencore (gjeomorfologjike, historike), ekologjike, didaktike. Vizitohet duke marrë rrugën rurale Sukth ose Vorë-Ishëm-Kepi i Rodonit.

[1]

  1. ^ Perikli Qiriazi; Skënder Sala (2006). "Rrethi Durrës". Monumentet e Natyrës të Shqipërisë. Tiranë: Ideart. fq. 44. ISBN 99943-788-6-4.