Khaled Al Mosleh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Khalid bin Abdullah bin Muhammed el-Mosleh (Arabisht: الكامل خالد بن عبد الله بن محمد المصلح) lindi më 1965 në qytetin e Mekës. Ai është mufti dhe profesor në Fakultetin e Sheriatit, Universiteti Kasim në Arabinë Saudite.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Si fëmijë, ai morri edukimin e tij fillor dhe të lartë mes Mekës dhe Xhides. Dijetari shkoi në Universitetin e naftës dhe mineraleve të Mbretit Fahd, ku në vitin 1988, diplomoi në gradën Bachelor prej departamentit të Sistemit të Informacionit në Kolegjin e Menaxhimit Industrial.

Më vonë u shkua për kërkim të dijes Islame dhe kuptimit të librit të Zotit në Kolegjin e Sheriatit në Universitetin Islamik Imam Muhammed ibn Saud, dhe diplomoi në vitin 1994.

Ai filloi të studioi me Muhammed ibn Uthejmin që nga viti 1983. Ai kishte nderin të martohet me vajzën e tij në vitin 1987 dhe shoqëroi atë deri në vdekjen e shejhut.

Sipas kërkesës së shejhut, ai filloi të mësoj në Xhaminë Uleje në Unejze në vitin 1995 dhe emëroi të mësoj tefsirin dhe teuhidin. Që nga atëherë, ai u bë imam dhe hatib i xhamisë. Shejhu Khaled është një nga tre njerëz të emëruar si pasardhës i Shejh Uthejminit në mësimin e akides dhe tefsirit.