Jump to content

Kinemaja "Kadri Roshi"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kinemaja "Kadri Roshi" ndodhet në qytetin e Kuçovës, është e ndërtuar nga shoqëritë Italiane në vitin 1936. Duke qënë e vetmja dritare komunikimi në këtë qytet naftëmbajtës ka shërbyer ndër vite si një shtëpi argëtimi dhe një institucion presticioz kulturor për filmin dhe shfaqet e tjera kulturore. Ka një histori kulturore 76 vjecare. Pas shkatërimit të sajë në vitet 1997 ajo u restaurua në një konstruktim modernë me një investim serioz nga pronari i sajë z.Skënder Jaçe dhe në vitin 2004 me inisiativën e tij dhe mbështetjen e kineastve Shqiptar u pagezua me emrin e artistit të madh Shqiptar Kadri Roshi (Nderi i Kombit). Ështe e liçensuar brenda parametrave të sallave moderne të Europës dhe e paisur me teknikën e projeksionit në formatin 35/mm në Dolby Digital & DTS si dhe atë elektronik Digital. Kapaciteti 300 vënde, sistem Air conditioner dhe sistem akustik izolues për apsorbimin e zhurmave.