Jump to content

Xhamia e Kalasë, Ulqin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kisha-Xhami e Ulqinit)
Kishë-Xhamia e Ulqinit
Kishë-Xhamia e Ulqinit
VendndodhjaKalaja e Ulqinit
Ulqin, Mali i Zi
Koordinatat41°55′29″N 19°12′05″E / 41.9247°N 19.2014°E / 41.9247; 19.2014
Ndërtuar1510
Organi drejtuesMuzeu i Ulqinit
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Përcaktuar01-1711/3 13.11.1961
Xhamia e Kalasë, Ulqin is located in Earth
Xhamia e Kalasë, Ulqin (Earth)

Xhamia e Haxhi Halil Skurës e njohur edhe si Xhamia e KalasëUlqin është një ndërtesë që ka shërbyer si xhami deri më 1974. Duke u bërë më pas pjesë e repartit arkeologjik të Muzeut të Ulqinit dhe duke u quajtur Kishë-Xhamia e Ulqinit.

Gjatë sundimit të Venedikasve, në Kala më 1510 u ndërtua një kishë katolike, e quajtur Kisha e Shën Mërisë, e cila pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane u shëndrrua në Xhaminë e Sulltan Selimit II. Ishte ajo e ashtuquajtur Xhamia e Mbretit, sepse nuk kishte vakëf nga ku sigurohej ekzistenca e saj, por shërbyesit e saj paguheshin nga buxheti i perandorisë. Haxhi Halil Skura më 1693 ndërtoi minaren prej gurit të latuar, në pjesën e poshtme në një bazament katror, e që ngushtohet kah pjesa e sipërme. Funksionin e vet fetar kjo xhami e ndërpreu më 1878, gjegjësisht prej pushtimit të parë të Ulqinit nga Principata e Malit të Zi. Pjesa e sipërme e minarëse u shkatërrua në vitin 1937. Në kuadër të këtij objekti fetar ka ekzistuar edhe mejtepi.[1][2]

  1. ^ Vojvoda Simo Popović, Memoari, Podgorica 1995, 398-399
  2. ^ Dragana Kujović, Tragovima orijentalno-islamskog kulturnog nasljeđa u Crnoj Gori,Podgorica 2006, 21-22.