Jump to content

Kitara e jugut-Poezi te zgjedhura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Këngë për Kosovën poezi me autor Sulejman Mato. Shtëpia botuese Toena, 2006. Faqe 256. ISSN 9994311921, 9789994311927

Përzgjedhja e poezive është një proces i brendshëm, një ritendosje, një pohim i vetëm, përtej dilemave. Kjo përzgjedhje shpaloset si një mozaik që nuk ka zë. Sulejman Mato nuk është një poet këlthitës. Me një modesti dhe thjeshtësi të veçantë, ky krijues është një nga lirikët më autentikë dhe më të mirë të poezisë shqipe. Ai qëndron larg bujës mediatike, larg hierarkive të rreme të kritikës, por edhe larg harrimit dhe mospërfilljes.


Sulejman Mato ka tipologjinë krijuese të jugut. Treva bregdetare jonike është mitologjizuar me ngrohtësi të madhe nga poeti. Ky qe fati i tij i bukur, saga e tij intime, ekzistenciale. “Kitara e jugut” ringjall vegimet, fjalët, emocionet. Poezitë për kilën e vogël si ABC e urisë, për Himarën, për vendlindjen, për Fterrën, për detin, për Sarandën, Ksamilin me katër ishuj në sy, për dallgët e brengosura që të lutin “mos ik!”, për shkëmbinjtë e thepisur me xigomatikë si të Homerit, kanë një ndjeshmëri të lartë. Bota e fantazisë përthyhet brenda realitetit, ajo është djepvarri i saj, është mrekullia e mbijetesës. Sulejman Mato nuk kërkon të çuditë, ai na i përkthen çuditë. Këtu qëndron dhe sekreti i krijimtarisë së tij.

https://archive.today/20121230050427/http://www.toena.com.al/toena/revista_Universi_Shqiptar_i_Librit/poezia_shqipe/Kitara_lirike_e_jugut.html#selection-799.107-811.963