Klajd Kapinova
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Klajd Kapinova, ka kryer Universitetin e Tiranës, dega Gjeografi më 1987. Ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë. Kapinova ka studime e botime në fushën e gjeografisë, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mësues në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër deri në prill 2002. Dallohet për botimit cilësorë të veprave me karakter njohës dhe publicistikë, për problemet e klerit, të ndihmesës së tij në procesin demokratizues të vendit dhe njëkohsisht pasqyron edhe vuajtjet që ai ka përjetuar në kohën e monizmit në Shqipëri. Publicistika është hobi i tij, aq sa në këtë fushë, njihet jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër e ShBA. Artikujt kanë prirje enciklopedike, kulturor, shoqëror, historik dhe të traditës. Eshtë antar ose i zgjedhur në forumet “The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media” në Geneva të Zvicrës, i Bashkimit të Publicistëve të Rinj Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish antar i stafit të disa redaksive të gazetave e revistave në Shkodër. Studiuesi ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore-fetare “Rrezja e jonë”, “Illyricum” dhe redaktor i revistës “Kumbona e së diellës”, “Rreze drite”, “Mbas Teje”, etj. Ishte z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore “Vagues” (Valët) në katër gjuhë të huaja në qytetin e Shkodrës. Eshtë bashkëautor i librit “Kualida” për Gjeografinë, projekt i financuar nga Fondacioni “SOROS” (Tiranë, 1997), autor i librave: “Me Kryq dhe Pendë” (Shkodër, 1997), “Mes Kryqit e Atdheut” (Shkodër, 2000), monografinë kushtuar Nënë Terezës “Engjëll vuajtje dhe shprese” (Shkodër, 2002) dhe bashkëautor në monografitë “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut” (Shkodër, 2002), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha” (New York, 2002). Është redaktor i shumë librave me poezi, monografi e kujtime dhe ka shkruar parathënien e tyre. Autori prej shumë vitesh është editor i revistës “Jeta Katolike” (1966), që botohet në New York. Jeton dhe punon në New York U.S.A.