Jump to content

Klajda Gjosha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klajda Gjosha lindi në Tiranë, më datë 28 korrik 1983.

Gjosha u diplomua në vitin 2006 me titullin Mas­ter, në degën Studime Europiane, në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2005 përfundoi sudimet Bachelor, në degën Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universi­tetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu në vitin 2002, Gjosha përfundoi shkollën e mesme në nivelin e avancuar pranë Kolegjit Strode në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjosha ka shërbyer si Zëvendësministre e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (2012 - 2013). Prej vitit 2012 ajo është Nënkryetare e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Kryetare e Forumit të Gruas të LSI-së dhe anëtare Kryesie e kësaj partie.

Gjosha ka ushtruar disa funksione drejtuese në institucione të tjera si: Bashkia e Tiranës, Drejtoria Rajonale e Punësimit Tiranë dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit.

Gjithashtu, Klajda Gjosha ka kryer disa trajnime dhe internshipe pranë disa organizmave si: Agjencia Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Japonez, Parlamenti Evropian, pranë zyrës së znj. Doris Pack, Bruksel.

Klajda Gjosha në vitin 2013 zgjidhet Ministre e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë.