Jump to content

Era (klub i mundjes)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Klubi i Mundjes ERA)

ERA është klub i mundjes i themeluar më 13 janar të vitit 2001 në Prishtinë, Kosovë. Garuesit e këtij klubit e kanë përfaqësuar Kosovën në disa turne ndërkombëtare të mundjes. Në ekipin e femrave gjenden shtatë garuese ndërsa në ekipin e meshkujve 16 garues të dalluar në nivelin e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.

Klubi është anëtar i Federatës së Klubeve të Mundjes së Kosovës nga 13 janari i vitit 2001 ndërsa që nga 31 dhjetori i vitit 2003 nuk merr pjesë në garat e Kosovës. Gjatë kësaj kohe garuesit e klubit në arenën kosovare dhe ndërkombëtare kanë fituar 116 medalje. Mospjesëmarrja e kubit në garat kosovare edhe më tutje nuk mund të shpjegohet edhe përkundër faktit që klubi i zhvillon ushtrimet e rregullta dhe garuesit e saj marrin pjesë në arenën ndërkombëtare.

Në arenën ndërkombëtare ky klub si anëtare e Federatës së Klubeve të Mundjes së Kosovës ka korrur disa suksese ndër të cilat vlen të përmenden :

  • Më 9 nëntor 2003, Turneu tradicional në Aalen, Gjermani nga i cili ka marrë medaljen e artë në kategorinë "stili i lirë" dhe shpallja e garuesit të saj si "garuesi më i suksesshëm i turnirit".
  • Në turneun e FILA-së, ku 17 shtete ishin pjesëmarrës në Herman Kare XXVI - Turnaus (FILA) Kouvola (KoPa, VUV) (Finlandë) të mbajtur më 8 shtator 2005 garuesi i klubit luftoi në finale kundër garuesit nënkampion bote Oleksandr Ogorodnyk nga Ukraina.

Përbërja e Klubit të Mundjes ERA

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Prof. Dr: Ajvaz Berisha (Kryetar)
  • Shefki Durmishi (Nënkryetar)
  • Fadil Sopi (Nënkryetar)
  • Ejup Magjera (Sekretar)
  • Zejadin Isufi (Antar)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stampa:SistemisportivKSH