Koha Parakembriane (gjeokronologji)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Epoka Prikambriane të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Koha Parakembriane, periudhë kohe që përfshin nga 4.6 miliard vjet më parë (kohë kur nisi të formohet Toka) deri në fillimin e Kohës Kembriane, para 542 milion vjetësh. Ky interval kohor përfaqëson mbi 80 përqind të të gjithë kohës gjeologjike.

Supozohet se të gjitha format e jetës së gjallë e kanë origjinën që në Kembrian, ndërsa të gjithë shkëmbinjtë e hershëm u formuan që në parakembriane. Megjithatë ka disa forma primitive të jetës së gjallë si algat të cilat janë ruajtur më së miri në shkëmbinjtë sedimentarë para 3.5 miliar vjetëve.

Po të kësaj periudhe janë edhe organizmat fijezorë dhe stromatolitet (të formuar nga bashkësi mikroorganizmash).

Në Parakembrianin e vonë u dukën oganizmat e parë shumëqelizorë dhe u zhvillua ndarja seksuale. Në fund të kësaj kohe, u formuan kushtet që të shpërthente jeta e gjallë.