Jump to content

Koktej meksikan me karkaleca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Nevojiten :

1 kg karkaleca deti të pastruara
1 lugë hudhra të grira
1/2 filxhan qepë të kuqe, të grirë hollë
1/4 filxhan majdanoz të freskët, të prerë hollë
1 1/2 filxhan domate të prera
pak lëng nga karkaleca e detit të ziera
1/4 filxhan të vogël ketchup
1/4 filxhan lëng limonash të freskët
1 lugë të vogël salcë të kuqe djegëse
kripë
piper kokërr
1 avokado, të pastruar e të ndarë në copa të vogla

Vendosni karkalecat e detit në një pjatancë të madhe. Përzieni së bashku qepët, hudhrat dhe majdanozin. Shtojini në karkalecat. Përzieni në një tas të vogël domatet me lëngun e midhjeve, ketchup-in, lëngun e limonit, salcën djegëse dhe piperin kokërr. Rregullojeni me kripë dhe shtrojeni në pjatancën me karkaleca. Hidhni gjithashtu edhe copat e avokados dhe përzieni mirë. Mbulojeni pjatancën dhe lëreni në frigorifer për 2-3 orë. Servireni të ftohtë, duke përdorur feta limoni për garniturë.