Kolë Paparisto
Kolë Paparisto (Elbasan, 8 nëntor 1914 - 1980) ishte shkencëtar shqiptar, profesor i botanikës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Elbasan, i ati ka qenë zanatçi. Mbasi mbaroi Liceun e Korçës me rezultate shumë të mira, vazhdoi dhe përfundoi studimet e larta për Biologji në Paris. Në vitet 1941-1943 punoi si mësues i shkencave Natyrore në shkollën Normale.[1]
Më 1940 bënte pjesë në Komitetin Qarkor të Elbasanit të Grupit Komunist "Zjarri".[2] Në vitin 1943 doli partizan dhe punoi në Qarkun e Elbasanit e për një periudhë kohe pranë shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në maj të vitit 1944, si delegat i Elbasanit, mori pjesë në Kongresin e Përmetit, ku u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar.
Në vitet 1945-1947 ka punuar fillimisht si kryetar dege në Ministrinë e Arsimit,[1] më pas zëvendësministër. Në vitet 1951-1957 ka qenë kryetar i Institutit të Shkencave dhe pas shkrirjes së tij më 1957,[2] me krijimin e Universitetit të Tiranës, emërohet zv/Rektor për anën shkencore, deri në vitin 1967, në të njëjtën kohë kryente detyrën e përgjegjësit të Katedrës së Botanikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Gjatë kësaj kohe atij i jepet titulli Profesor. Në vitet 1967-78 ka punuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore si pedagog e përgjegjës i Katedrës së Botanikës. Në vitin 1978, me krijimin e Qendrës së Kërkimeve Biologjike, pranë Akademisë së Shkencave (sot Instituti i Kërkimeve Biologjike), kalon pranë saj si përgjegjës i Sektorit të Florës, det yrë të cilën e mbajti deri më 27 gusht 1980, kur u nda nga jeta.
Në vitin 1972, me krijimin e Akademisë së Shkencave, për merita të shquara në fushën e Shkencës e Arsimit, K. Papariston e gjejmë si anëtartë Akademisë dhe përgjegjës të seksionit të Shkencave Natyrore. Ka qenë i zgjedhur për disa legjislatura deputet i Elbasanit. Është nderuar me titullin Mësues i Popullit, mban Çmimin e Republikës dhe disa urdhëra e medalje të luftës e të punës.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Topuzi, L. (2008). "Prof. Kolë Paparisto dhe bashkëpunëtorët" (PDF). BSHN (UT) Numër Special/2008: 54-62.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 145. ISBN 9789928106384.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)