Jump to content

Kolegji Heimerer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kampusi Gjermano Kosovar per Arsim dhe Karriere ne Shendetesi

BPrAL Kolegji Heimerer është themeluar dhe akredituar për herë të parë në vitin 2010. Institucioni, bazament të tij ka Institutin e Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri dhe Institucionin arsimor gjerman Heimerer GmbH me përvojë 30-vjeçare në arsim profesional. Frymëzim kryesor për krijimin e këtij institucioniishte nevoja e menjëhershme për sigurimin e kualifikimeve të reja në fushën e shkencave të shëndetit dhe infermierisë, në përputhje me kërkesat e shëndetit dhe të sistemit arsimor të vendit tonë dhe të standardeve të Bashkimit Evropian për këto kualifikime.

Arritja e këtij synimi bazohet në posedimin e resurseve optimale për një institucion të tillë arsimor, por edhe në mbështetjen e një rrjeti të gjerë të bashkëpunimit me institucione të ngjashme në Evropë.

Një konstelacion i tillë i bashkëveprimitinstitucional mes Kosovës dhe Gjermanisë, gjegjësisht, vendeve gjermano-folëse, paraqet një siguri solide dhe të shëndoshë për implementim të suksesshëm të programeve studimore në vend, me standarde evropiane…

Në mungesë të kapaciteteve humane; posaçërisht në hapësira specifike, BPrAL Kolegji Heimerer fillimisht është orientuar në programe të akredituara në vendet e BE-së, duke i adaptuar në rrethanat dhe nevojat lokale. Përvojat paraprake disavjeçare në bashkëpunim më institucionet e Republikës së Kosovës, i ka mundësuarinstitucionit tonë, që pos kërkesave për kualifikime të reja, të identifikoi edhe mangësitë në kualifikimet ekzistues si dhe nevojat për njohuri dhe aftësi të reja të specializimit në fushat e veçanta në vend. Këto të dhëna kanë ndihmuar në mënyrë sistematike, adaptimin dhe përshtatjen e programeve studimore.

BPrAL Kolegji Heimerer përmes programeve të akredituara në shtetet e BE-së si dhe me përvojat bashkëkohore të mësimdhënies dhe me një sistem të avancuar të përcjelljes së cilësisë së punës teorike dhe praktike të studentëve, synon që duke ofruar kualifikime cilësore profesionale në fushat shëndetësore të vendos standarde evropiane në hapësirën e kualifikimeve profesionale në Kosovë…

Filozofia

Në qendër të filozofisë sonë të ndërmarrësisë është qenia njerëzore, ndërsa studimet janë pjesë kyçe e jetës sonë dhe ne e organizojmë këtë pjesë shumë të rëndësishme të jetës me studentët tanë sipas kësaj filozofie.

Arsimi është më shumë se arritja e një grade akademike! Si proces, ai ngërthen në vete, përveç njohurive profesionale, edhe ngritjen e personalitetit dhe një sistem të qëndrueshëm të vlerave të mirëfillta. Andaj, në programet tona të studimit, ne u ofrojmë studentëve tanë një mbështetje dhe avancim individual në gjithë kompleksitetin e tyre si qenie njerëzore, duke vënë në pah përparësitë individuale të secilit për një karrierë të suksesshme!

Misioni

Misioni i Kolegjit Heimerer është të implementojë planprogramet mësimore me mësimdhënës të kualifikuar dhe metodologji bashkëkohore, që mundësojnë arritjen e standardeve evropiane për edukim të profesionistëve shëndetësorë, duke rezultuar në cilësi të matshme të shkathtësive dhe njohurive profesionale. Instucioni ynë synon që përmes programeve studimore të ofrojë formimin dhe avancimin e aftësive individuale të studentëve për të përfituar dije e për ta përdorë atë në interes të individit e të shoqërisë. Duke ofruar një arsimim cilësor dhe të orientuar në kërkesat e shoqërisë dhe tregut, Kolegji Heimerer synon mbështetjen e edukimit të shoqërisë me vlerat demokratike dhe qytetare dhe njëkohësisht ngritjen e shprehive të suksesit në ekonominë e tregut.

Vizioni

Vizioni i Kolegjit Heimerer është të jetë shkollë udhëheqëse në Kosovë dhe rajon për arsimin profesional në fushat e Shëndetësisë dhe Infermierisë.

Programet e Studimit Bachelor

- Infermieri BSc

- Shkenca Shëndetësore Terapeutike, Specializimi BSc Logopedi dhe Bsc Ergoterapi

- Shkencat Shendetesore Diagnostike, Specializimi Teknik Laboratorit

- Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri

Programet e Studimit Master

- MSc Menaxhim i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore

- MSc. Shkenca Mjekesore Laboratorike

- MA Psikologji Vleresimi dhe Intervenimi

- Praktika e Avancuar Infermierore (ANP) [1]

  1. ^ "Heimerer". www.heimerer.info. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2021. Marrë më 2021-08-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)