Kombinati metalurgjik "Çeliku i Partisë" në Elbasan
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Kombinati metalurgjik "Çeliku i Partisë" në Elbasan ishte një nga veprat më të rëndësishme industriale në Shqipëri, ndërtuar në vitet `70. Në të përfaqsohej industria e rëndë me gjithë degët e saj.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombinati u ndërtua nga inxhinierë dhe specialistë kinezë me ndihmën e specialistëve shqiptarë.
Gjatë ndërtimit u lëvizën 2.5 milion m3 dhera, u hodhën 830.000 m3 beton, u përgatitën 146.000 m3 elemente të parafabrikuar betoni e beton armeje, 43.000 ton konstruksione metalike ndërtimi. U ndërtuan 520 objekte, 47 km hekurudhë e brendshme, 22 km rrugë automobilistike. Në këtë gjigant punuan rreth 12.000 punëtorë.
Kombinati Metalurgjik Elbasan përbëhej nga këto uzina kryesore e ndërmarrje: Uzina 12, e Koksit, e Gizës, e Çelikut, e Energjetikës, Mekanike, e Petëzimeve, e Materialeve Zjarrdurues, Fabrika e Materialeve Karbonike e Elektrodave, Ndërmarrja e Transportit, e Furnizimit, Komunale e Rrjetit Inxhinierik, Laboratori Qëndror e Drejtoria e Përgjithshme.
Në 1979 u krijua Institiuti i Studimeve dhe Projektimeve i Metalurgjisë. Në 1989 u shtua Uzina e Nikel-Kobaltit. Deri në vitet e fundit të shek. XX Kombinati Metalurgjik pësoi mjaft ndryshime në strukturën organizative.[1]
Si kompleks i madh që përfaqësonte industrinë e rëndë, panvarësisht nga zhvillimi që solli, mbeti ndotësi më i madh për qytetin e Elbasanit e zonën përreth.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bashkia e Qytetit (2003). Elbasani -Enciklopedi. Sejko. fq. 295.