Konventa e Hagës 1954
Konventa Hagës 1954
Republika e Shqipërisë përfshihet në Konventën e Hagës. Presidiumi i Kuvendit Popullor pasi pa dhe shqyrtoi Konventën “Mbi mbrojtjen e vlerave kulturale në rast konflikti të armatosur” si dhe protokollin dhe rregulloren mbi zbatimin e kësaj konvente, adoptuar nga Konferenca e UNESKO-s në Hagë më 14 maj 1954 vendosi aderimin e Shqipërisë në Konventë. Duke marrë parasysh se vlerat kulturore kanë pësuar dëme të rënda gjatë konflikteve të armatosur gjatë luftërave në Ballkan dhe në bote dhe se për shkak të zhvillimit të teknikës së luftës ato janë, gjithnjë më shumë, nën rrezikun e shkatërrimit. Të bindura se çdo cënim që mund t’u bëhet vlerave kulturore të çdo populli përbën një cënim kundra trashëgimnisë kulturore të të gjithë njerëzimit, duke marrë parasysh se çdo popull jep kontributin e tij në kulturën botërore. Duke ditur se ruajtja e trashëgimnisë kulturore ka një rëndësi të madhe për të gjithë popujt e botës dhe se duhet t’i sigurohet kësaj trashëgimnie një mbrojtje ndërkombëtare. Duke marrë parasysh se për tu bërë e efektshme, mbrojtja e këtyre vlerave duhet të organizohet në kohë paqeje dhe duke marrë masa kombëtare dhe ndërkombëtare Pas hartimit të Konventës së Hagës një sër Konventash të tjera u hartuan mbi mbrojtjen e pasurive kulturore të çdo vendi. 1970 Konventa mbi mjetet e ndalimit të paligjshëm të inportit, eksportit dhe tregtimit të pasurive kulturore. 1972 Konventa për mbrojtjen kulturore dhe natyrore. 2001 Konventa për mbrojtjen e trashigimnisë nënujore. 2003 Konventa për ruajtjen etrashigimnisë kulturore jomateriale. 2007 Konventa për ruajtjen e diversitetit kulturor. Në listën e trashigimnisë kulturore numërohen 1031 objekte kulturore nga të cilat 802 janë site kulturore, 197 site natyrore, 32 site mikes, 48 pasuri në rrezik. Këto pasuri shtrihen në 163 shtete nga e githë bota anëtare të UNESCO.
Referime :
- ^ http://www.qbz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Dekret%20Nr%203131%20Dat%C3%AB%2018-07-1961.htm
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2016. Marrë më 31 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://mobile.ikub.al/LIGJE/PeR-ADERIMIN-E-REPUBLIKeS-Se-SHQIPeRISe-Ne-KONVENTeN-E-KONFERENCeS-Se-HAGeS-PeR-PROCEDUReN-CIVILE--910290052.aspx[lidhje e vdekur]