Kopshti Botanik i Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kopshti Botanik 2014
Kopshti Botanik i Tiranës

Kopshti Botanik i Tiranës është themeluar në vitin 1971 nga botanisti Mustafa Demiri. Kopshti zë një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, kryesisht të vendit tonë.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kopshti Botanik konsiderohet si Njësi Shërbimi Universitar, në varësi të drejtpërdrejtë nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore. Kopshti Botanik është Institucion Shkencor me tematika të ndyshme, ku kryesoret janë: Studimi i florës dhe bimësisë së Shqipërisë; Studimi i bioekologjisë së bimëve të introduktuara; Studimi i teknologjisë së kultivimit të disa bimëve zbukuruese; Studimi i trashëgimisë së tipareve të trëndafilave të kopshtijeve dhe krijimi i kultivarëve të rinj me hibridim; Përmirësimi i livadheve dhe kullotave natyrore të Shqipërisë; Studimi i agroteknikës së bimëve mjekësore, Monitorimi i florës dhe habitateve të rrallë të kërcënuar të Shqipërisë, etj.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kopshti Botanik publikon vazhdimisht Treguesin e Farave dhe ka marrëdhënie me rreth 160 Kopshte Botanike të botës. Është anëtar i Internacionales së Ruajtjes së Kopshteve Botanike (BGCI). Kopshti Botanik është njëkohësisht Institucion Mësimor dhe Edukues. Kopshti Botanik shërben si një laborator “natyror” për nxënësit dhe studentët e shkollave dhe universiteteve të ndryshëm të vendit.

Universitetet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu kryejnë aktivitet mësimore për studentët e Degës së Biologjisë (Fakulteti i Shkencave Natyrore – Tiranë) tre punonjës shkencorë, të cilët japin leksione dhe janë titullarë në lëndët Gjeobotanikë, Fitogjeografi dhe Biogjeografi, si dhe në disa lëndë pasuniversitare (të ciklit të dytë) në drejtimet biologjike. Studentët aktivizohen rregullisht në drejtimin e praktikave në terren të disa lëndëve botanike si: Gjeobotanikë, Fitogjeografi, Biogjeografi, Sistematikë Bimësh dhe Botanikë e Përgjithshme si dhe udhëheqin diploma universitare dhe pasuniversitare. Gjithashtu, këta punonjës ndihmojnë gjatë praktikave nga fakultete ose dhe universitete të tjera në lëndët: Botanikë, Ekologji, Fitotekni, Farmaci, Dendrologji, Seleksion Bimor me studentët e Farmacisë, Veterinarisë, Agronomisë, Pylltarisë, Gjeografisë, Urbanistikës. Përveç këtyre, ata shoqërojnë praktikat mësimore dhe vizitat e nxënësve të të gjitha cikleve.

Argëtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërkohë , Kopshti është dhe një qendër çlodhëse, argëtuese për të sapomartuarit dhe informuese edhe për qytetarët e thjeshtë, veçanërisht në lidhje me problemet e florës e bimësisë shqiptare e natyrës në përgjithësi, sidomos të problemeve që kanë të bëjnë me evidentimin e vlerave dhe ruajtjen e saj. Kopshti Botanik i Tiranës është një ndër kopshtet më të bukura të Tiranës dhe ndodhet pranë Kopshti Zoologjik të pasuruar me kafshë dhe bimë.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. www.bksh.al