Kori "Lira"
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Korçaret e vjetër mbajnë mend mire ditën e themelimit te Korit “Lira” njësoj si ditën e ngritja se flamurit. Kori Lira, ky emër kaq i vjetër përmban ne vetvete thesarin e kengeve te qytetit duke u bere simboli i vetëm i kenges qytetare korçare. Kori “Lira” është formuar rreth viteve 1917 – 1922 si vazhdimësi e formacioneve instrumentale – korale dhe e grupeve te asaj kohe “Djelmeria Korçare”, “Kori i ushtrisë”. Ne shtypin e kohës thuhet se koncertin e pare e ky grup koral e dha bashke me bandën “Vatra” ne palestrën e qytetit me 22 tetor 1922, date e cila u quajt nga populli korçar si dita e themelimit te këtij grupi. Pas vitit 1928 drejtimin e këtij grupi e mori profesori i ri i muzikës i cili kishte mbaruar studimet e larta ne Konservatorin e Bukureshtit, zoti Sotir Kozmo. Ai si profesionist punoi për rritjen e cilesise se grupit por ka edhe meritën sepse ngriti te parin grup koral me vajza ne qytetin e Korçës. Meritën kryesore ne këtë zhvillim e kishte rinia korçare, si edhe ata qe shkruan tekstet e kengeve dhe kompozuan muzikën për to siç janë : Mihal Grameno, Thoma Nasi, Spiridon Ilo, Koli Rodhe, Mihal Ballkameni dhe shume te tjerët te cilët kane mbetur anonime. Gjate këtyre 83 viteve te ekzistencës se tij, grupi ka ekzistuar me shume se 200 kenge patriotike, lirike dhe satirikete trevës se Korçës. Vlen te theksojmë se ne ngritje te emrit te Korit “Lira” kane influencuar edhe koncertet e përbashkëta me artistet e mirënjohur si Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Jorgjica Filce, Gaqo Cako si dhe me pianistet e njohura, Lola Gjoka dhe Karmen Nako. Gjate viteve te ekzistencës se tij ky grup ka ndryshuar vazhdimisht perberjen si te drejtueseve ashtu edhe te pjesëtareve te cilët largohen kryesisht për arsye moshe. Pas vitit 1944 “timonin” e grupit e mori zoti Kristaq Osmanilli i cili u largua ne vitin 1979. Qe nga ky vit drejtimin e grupit e mori dirigjenti Jorgq Nano me titullin e larte “Artisti i Merituar” i cili po drejton atë me aftësi dhe kompetence profesionale edhe sot. (2009)
Formacioni (2005)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tenorët
- 1. Sotiraq Vangjeli
- 2. Ritvan Shëllira
- 3. Kristaq Pula
- 4. Thanas Konini
- 5. Llazi Balashi
Tenor i II-te
- 6. Serafim Xhanë
- 7. Nesti Luarasi
- 8. Piro Suljoti
- 9. Nesti Ceci
- 10. Koço Lalazi
- 11. Vaso Qirinxhi
Bas/baritonë
- 12. Vani Trako
- Pjerin Pojanaku
- 13. Ylli Naço
- 14. Niko Raci
- 15. Vangjush Sara
- 16. Gjergji Terezi
- 17. Zhani Nase
Soprano
- 18. Joli Nano
- 19. Agi Nano
- 20. Ervis Minaj
- 21. Dona Tytymçe
Alto
- 22. Tereza Cingo
- 23. Liza Tare
Intrumentiste
- 24. Ilia Lulo (Flaut)
- 25. Nesti Tasellari (Mandolinë e parë)
- 26. Mihallaq Mano (Mandoline e dytë)
- 27. Niko Stratobërdha (Mandoline e dytë)
- 28. Pandi Tasellari (Kitarra)
- 29. Ylli Cekrezi (Kitarra)
- 30. Zhani Llogori (Fizarmonike)
Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]28 janar 2009
Në qendër të qytetit të serenatave dhe këngës ngrihet një pallat. Brenda tij është një dhomë, e rezervuar për ikonën e identitetit kulturor të qytetit. Këtu jeton kori "Lira", formacioni më i vjetër muzikor. Ka një moshë mbi 80-vjeçare, por mbetet ende i ri. Një dhomë në Pallatin e Kulturës pret çdo ditë ata që mbajnë të gjallë një traditë të vjetër kulturore të këndimit në grup, si dikur kur grupet artistike të krijuara në fillesat e tyre, me amatorë dhe pak profesionistë, gjallëronin disi jetën qytetare korçare. Si 80 vjet më parë, kur hidheshin notat e para, dhe zërat kombinoheshin mes tyre në vargje këngësh, ashtu edhe sot, një ritual tërheq si me magji, drejt këtij pallati, pjesëtarët e korit më të vjetër. Kori "Lira", pas 80 vitesh, vazhdon ende provat e koncertet. I jep jetë traditës kulturore të zërave dhe muzikës, që vazhdon të përjetësojë identitetin kulturor si pjesë e rëndësishme e traditës qytetare. Janë 33 pjesëtarët e këtij kori, që në vite është pasuruar me elementë të rinj, por edhe me zërat femërorë. Më i vjetri prej tyre është 85 vjeç. Quhet Vani Trako. Ai është zëri më i vjetër i korit të madh karakteristik. Jorgaq Nano, Artist i Merituar, ka marrë stafetën për të drejtuar këtë kor që 30 vjet më parë. Dirigjenti punon me grupin dhe mendon për të kombinuar gjithnjë traditën me elementë të rinj, por duke ruajtur të njëjtin profil dhe linjë të repertorit të këngëve. Dirigjenti Nano tregon për historikun e korit "Lira", por edhe të rejat dhe ndryshimet, për mbijetesën e këtij formacioni muzikor që ende vazhdon të jetë i suksesshëm.
Kori "Lira" është një nga formacionet muzikore më të vjetra të themeluara në Korçë, që ende vazhdon të jetë aktiv. Por si u themelua ky kor?
Historia e korit "Lira" është e gjatë. Fillesat janë te grupet e para vokale amatore. Nuk mund të përcaktojmë një datë të saktë të fillesave të këtij kori. Më mirë të themi se grupet vokale në qytetin e Korçës u krijuan para viteve 1920. Fillimisht ishin grupe spontane dhe të paorganizuara. Ata, pak nga pak, nisën të ishin pjesë e festave familjare e kështu derisa lindën grupet e para. Ansambli i parë ose Shoqëria e Arteve të Bukura që është grupi më i organizuar u formua në vitin 1920. Ky ka qenë formacioni i parë me elementë koristë, me bandë muzikore, me grup teatral dhe me grupe të karakterit kulturor. Më vonë, në vitet 1927, formohet një tjetër grup, po me ata elementë, por disi më i pasuruar që quhej "Djelmëria Korçare". Të parët që kanë drejtuar këto grupe ishin Ilo Mosko me Shoqërinë e Arteve të Bukura e më pas Mihal Ciko, Kristo Kono, Sotir Kozmo e deri te Kostaq Osmanlli. "Djelmëria Korçare" ishte një grup kryesisht koral dhe paksa instrumental. Ndërsa më 1928, daton shoqëria kulturore muzikore "Lira", por fakti është se ky grup, kishte në përbërje dhe profesorë francezë të liceut dhe si instrumente kishte piano dhe mandolinë.
Kur është mbajtur koncerti i parë i korit "Lira" ?
Koncerti i parë si vazhdim i formacioneve instrumentale korale të kohës me bandën "Vatra" të qytetit u mbajt në vitin 1922. Si formacion i plotë, më pas kori "Lira" u krijua me 12 këngëtarë dhe dy-tre instrumentistë. Por, duke qenë se grupet korale në fakt në qytet janë krijuar që në vitin 1920 dhe datuan deri në ‘28, thuhet se kori "Lira" i ka fillesat në vitin 1922. Kur u krijua ky formacion vokal, kishte si instrumente shoqëruese kitarë, mandolinë dhe më pak instrumente të karakterit tjetër. Më pas u pasurua me ndryshime.
Cili ka qenë repertori i këngëve dhe a janë ruajtur të njëjtat këngë deri në ditët tona?
Ky grup, në formacionin e tij, ka 120 këngë të vjetra. Këto janë këngë të karakterit patriotik, lirik, satirik, qytetar, diku dhe popullor. Them diku edhe popullor, pasi kanë hyrë edhe elementë të natyrës me ritme popullore. Pra kori "Lira" i përfshin të gjitha sferat me një gamë të gjerë muzikore. Prurja e eksperiencave të huaja në fillesat e tij pati një ndikim pozitiv në formacionet orkestrale të kohës dhe ato korale. Më pas, formacioni konsolidoi një profil të vetin, duke u bërë pjesë identifikuese e kulturës qytetare korçare. Repertori ka ruajtur të njëjtën linjë edhe sot, duke u bërë simbol i këngës qytetare korçare.
Kur e keni marrë drejtimin e korit dhe çfarë risish kanë depërtuar në këtë formacion muzikor deri më tani? A janë ruajtur traditat apo ka një përshtatshmëri me kohën dhe kërkesat e sotme?
Drejtimin e këtij kori si dirigjent e kam marrë në vitin 1979. Më parë, drejtoja korin e ushtrisë dhe kisha një eksperiencë 16-vjeçare me grupet muzikore qytetare. Edhe pse repertori është ruajtur i pacenuar dhe i njëjti në vite, kam bërë disa ndryshime me elementë të rinj. Kështu, për herë të parë, në këtë kor u bë përforcimi me instrumente të tjerë. Krahas vokalit u shtuan instrumentet me flaut dhe fizarmonikë dhe më pas, në vitet ‘90, duke e përforcuar me elementin femër. Kështu u krijua si një lloj ansambli, në miniaturë kuptohet, me solistë të veçantë me grupe duetesh me formacion kompleksi, me formacion burrash koralë, me orkestër dhe kuptohet që ky ka qenë edhe grupi që ka ardhur deri në ditët e sotme. Me këta elementë të rinj, kori pati më shumë sukses, duke iu përshtatur edhe kërkesave të kohës dhe duke mbajtur të gjallë edhe traditën muzikore.
Po repertori a është prekur ?
Krahas këtyre elementëve, në repertor disponojmë 120 këngë të vjetra por edhe materiale të tjera. Repertori është pasuruar sidomos me këngë në gjuhë të huaj, edhe për faktin se ky formacion muzikor ka performanca të shumta jashtë vendit. Krahas këngëve tradicionale të karakterit lirik dhe patriotik janë bërë pjesë edhe këngët me karakter ballkanik, por edhe këngë në gjuhën maqedonase, ruse, rumune, greke, gjermane, të cilat janë kënduar kryesisht gjatë shfaqjeve dhe koncerteve që kori realizon jashtë kufijve të vendit në shtete të ndryshme gjatë turneve. Ka pasur së fundmi edhe një formacion brenda këtij grupi, që është një formacion i vogël i karakterit akapela.
Janë të njëjtat këngë qytetare korçare, apo ka edhe këngë të cilat kanë pasuruar në vite aktivitetin e korit ?
Qëllimi është që karakteri melodik të mos lëvizë dhe të mos preket, pasi ne përpiqemi që bashkë me formacionin ta mbajmë të gjallë këngën dhe traditën tonë muzikore. Është ruajtur elementi tradicional pa të cilin ky kor nuk do të kishte kuptim, por ajo që kërkoj edhe nga brezat është që kënga të mbahet e gjallë, e pastër, ta ruajmë ashtu siç është. Ndryshimet na pëlqejnë por e mira është që kënga të mbetet melodikisht e pandryshueshme.
Pavarësisht se ky kor ka një moshë të vjetër, a vazhdon të ndiqet ai nga të gjitha grupmoshat? Cilat janë aktivitetet e tij ?
Kori ka aktivitete të larmishme. Ne kemi qenë me korin "Lira" në Kosovë, Maqedoni, në Argos të Greqisë, disa herë kemi zhvilluar turne brenda vendit dhe kemi marrë pjesë në festivalin e tretë ndërkombëtar të imazhit shqiptar, ku morëm vendin e parë si grup muzikor. Kohët e fundit kemi realizuar dhe një disk të ndarë në dy volume me nga 13 këngë secili dhe presim të bëjmë promovimin me kontributin e bashkisë dhe qendrës kulturore.
Çfarë e bën të suksesshëm një kor të kësaj natyre?
Për vetë natyrën dhe karakterin që ka, për zërat e korit dhe instrumentet e veçantë, por edhe për faktin se është nga të vetmit ansambël i këtij lloji, suksesi ka qenë i madh. Publiku e pëlqen këtë kor dhe populli e do, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ne përpiqemi që t‘i përcjellim këto koncerte edhe në festat e ndryshme të qytetit tonë. Si specifikë, kori ka materialet, përbrenda amatorizmit ka dhe profesionistë, të cilët kanë mbaruar studimet dhe janë të përshtatshëm enkas për formacionet vokale. Ka një kombinim zërash të vjetër dhe të rinj, të zërave mashkullorë dhe femërorë dhe natyrisht shoqërimi me instrumente ka kompletuar imazhin e këtij kori.
Kush është zëri më i vjetër i korit?
Nga 12 pjesëtarët e parë të grupit, nuk ka mbetur më asnjë. Ata kanë ndërruar jetë. Ndërkaq, zëri më i vjetër i formacionit është 85-vjeçari Vani Trako, që ende ka zellin dhe punën e një të riu në këtë kor. Unë përpiqem ta pasuroj gradualisht, me elementë brenda numrit që është i caktuar nga ana e Bashkisë. Ajo na ka dhënë një ndihmesë të madhe me historikun e korit, me krijimin e një dhome vetëm për ne mes së cilës gjenden të ekspozuara të gjitha fotografitë e vjetra të korit "Lira", historia dhe aktivitetet e të gjithë personat që nuk jetojnë më, por që ne i kemi burim të frymëzimit dhe të punës së përditshme.
A e ka përfaqësuar denjësisht ky kor qytetin e Korçës?
Besoj se po. Ky kor është një simbol i këngës qytetare. Grupi ka ekzekutuar më shumë se 200 këngë patriotike dhe lirike. Por në fund janë spektatorët ata që e gjykojnë. Ata e kanë dhënë gjykimin e tyre me mbështetje, dashuri dhe duartrokitje. Përfaqësimi që i kemi bërë qytetit në vite ka nisur jo vetëm me fillesat e këtij kori, por më tej me regjistrimet e para të kryera në vitin 1981. Këto regjistrime të 15 këngëve të këtij kori edhe sot shfaqen në festat kombëtare, më tej kemi bërë edhe një regjistrim të dytë me 36 numra, ndërkohë që jemi të pranishëm në aktivitete brenda dhe jashtë vendit me vulën e një qyteti që dashuron muzikën dhe artin.
Si e keni gjetur veten pranë këtij formacioni muzikor në këto 30 vjet?
Për mua janë pak. Që në vitet ‘68-‘69, me një eksperiencë në drejtimin e ansambleve artistike, kam drejtuar korin. Jam optimist ta mbaj grupin, ta ruaj dhe ta shtoj me elementë të rinj. Është një grup që ka një disiplinë dhe jemi të angazhuar në punën tonë të përditshme.
Vani Trako: Jeta ime mes serenatave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eshtë 82 vjeç, por kur fillon këngën magjia e rrëmben njësoj si herën e parë. Vani Trako, dashurinë e madhe të jetës së tij ia ka kushtuar pikërisht asaj, muzikës. Koristi më i vjetër i grupit "Lira", thotë se i duket vetja ende i ri aty. "Edhe pse jeta ime në korin "Lira" është e gjatë, pothuajse 35 vjet, mua më duket se kam hyrë dje", tregon ai me buzëqeshje. Trako hyri në këtë grup në kohën që punonte si aktor në teatrin e qytetit të kangjellave, "Andon Zako çajupi". Ai përveçse si këngëtar, është mjaft i njohur edhe si aktor dhe në këtë fushë është nderuar me titullin Artist i merituar. "Këngët i këndoj për të mos lënë të veprojë harresën dhe gjithmonë mw duket se i këndoj për herë të parë e më rrëmbejnë në magjinë e tyre", thotë 82-vjeçari që në asnjë lloj momenti nuk mund të refuzojë kërkesën për të sjellë nëpërmjet zërit këngën e tij më të preferuar "Dua më shumë Shqipërinë". Kënga për të është jeta, pasi siç thotë ai ka kënduar që kur ka lindur.
Kënga… Trako rrëfen duke humbur në kujtime tepër të largëta, se në vitet kur jetonte në fshatin e tij të lindjes, në Boboshticë, pak kilometra larg qytetit të Korçës, ka mësuar të këndojë nga nëna e tij. Ajo ka mbetur e ngulitur në imazhin e tij, me një zë të çuditshëm që mund të bënte mrekullira në këngë. "Në moshën 3-4 vjeçare vinin e më merrnin të gjitha vajzat në ditën e dasmës së tyre për të kënduar këngët e traditës", rrëfen koristi më i vjetër i grupit. Kështu, që fëmijë Vani Trako do të niste të këndonte në kishat e fshatit të tij si psalt, për të vazhduar më pas me krijimin e një kori partizan gjatë viteve të luftës. Në vitin 1947, Trakoja nisi jetën artistike të tij si aktor në teatrin e Korçës, ndërkohë që në vitin 1963 do të inkuadrohej edhe në korin "Lira", paralelisht me profesionin e aktorit.
Kori Që prej 35 vjetësh në orën 18.00, në një dhomë të veçantë në Pallatin e Kulturës së qytetit të serenatave, çdo të martë e të enjte Vani Trako bashkohet me grupin për të bërë provat. "Kori e ka pasur si rregull që nga dita e parë e krijimit të tij", tregon ai. Ky rit vazhdon që prej 85 vjetësh, pikërisht në ditët e zgjedhura shumë dekada më parë nga këngëtarët e njohur të Korçës. Askush nuk ka menduar asnjëherë ta ndryshojë këtë rregull, ashtu si dhe disiplinën e treguar për orët që u kushtojnë pa u lodhur këtyre provave të vështira hera-herës. Pallati i Kulturës dhe dhoma e grupit është kthyer në shtëpinë e dytë të Vanit, por dhe të kolegëve të tij këngëtarë, të cilët këndojnë këngët e pavdekshme qytetare dhe lirike. Ato përzgjidhen nga dirigjenti. Nga viti 1975 e në vazhdim, mbas vdekjes së dirigjentit e profesorit Kostaq Osmanlliut, grupi karakteristik drejtohet nga dirigjenti i përkushtuar Jorgaq Nano. Sipas Trakos, aktivitetet janë të shumta dhe të panumërta. Të gjithë këngëtarët që mblidhen pasditeve, si në ditët me borë ashtu dhe në mbrëmjet përvëluese të verës, punën e palodhur që bëjnë e realizojnë pa asnjë lloj pagese. "Për artin dhe këngën korçare ia vlen edhe kjo sakrificë", pohon personazhi ynë, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij mes këngës dhe muzikës.
Grupi koral i burrave të Korçës
Më 10 dhjetor 1920 grupi koral i burrave të Korçës ka dhënë koncertin e parë zyrtar, me rastin e përvjetorit të hyrjes së Themistokli Gërmenjit në Korçë. Kori drejtohej nga i riu Mihal Ciko, një tjetër muzikant i talentuar i asaj kohe. Ai ka pasur 12 këngëtarë, ku kanë spikatur me zërin e mrekullueshëm të tyre Gaqo Jorgaxhi, Kole Adhami, Ilo Mosko etj. Ata kanë kënduar rreth 120 këngë të llojeve të ndryshme si: patriotike, lirike, satirike të trevës së Korçës. Me largimin nga qyteti i bandës "Vatra" drejt Tiranës në vitin 1925, u ndje menjëherë një rënie e aktiviteteve artistike. Duke parë këtë gjendje bashkia e qytetit solli nga Egjipti profesorin plak me origjinë kalabreze, Anibale dë Paskal, i cili mori drejtimin e bandës. Me gjithë përpjekjet e tij, aktiviteti muzikor nuk arriti të kishte suksesin e kohës kur drejtohej nga kompozitori i shquar Thoma Nashi. Në këtë kohë krize vjen nga Rumania profesori i muzikës Sotir Kozma, i cili duke parë rritjen e profesorëve francezë në lice dhe me ndihmën e drejtuesit të grupit Ilo Mosko, vendosën të shkëpusin korin e burrave dhe orkestrinën nga Shoqëria e Arteve të Bukura dhe të formonin një shoqëri më vete. Kjo u mundësua më 17 qershor 1928, kur shoqëria artistike merr emrin "Lira", emër me të cilin do të pagëzohej dhe kori karakteristik. Përveç koncerteve që jepnin për publikun, ata organizonin dhe koncerte bamirësie. Një i tillë është organizuar edhe për poetin e madh Lasgush Poradeci më 28 shkurt të vitit 1928, kur gjiganti i letërsisë shqipe ishte i shtruar në një sanatorium të Austrisë. Kori të gjitha të ardhurat i ka nisur drejt vendit të largët për të shëruar poetin e dashurisë që lëngonte nga sëmundja në shtrat.
- Dua më shumë shqipërinë
- Dua mëngjeset e majit,
- Kur këndon bilbili i bukur,
- kur fryn erëza e malit
- edhe qielli është i skuqur.
- Por nga gjithë ato më parë
- Dua më shumë Shqipërinë
- Që t'i vejë puna mbarë
- Dhe për jetë të kem lirinë…
- Verzioni për shtypës
- G.Sot (2009)
KENGET
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]O moj ti me syt’ e zinj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- O moj ti me syte e zinj
- Mi ke floket porsi ar
- Eja brezin te ta marr
- Se po s’ardhe do te vij
- Ref:
- O moj ti me syt’ e zinj
- Qe ke buzet si qershi
- Falma doren dhe mos rri
- Se po s’ardhe do te vij
- O moj ti me syt’ e zinj
- Me ato lule rreth ne
- Nem nje lule te mos vdes
- Se po s’ardhe do te vij
- O moj ti me syt’ e zinj
- Me veshtrim si rrufe
- Falmi syte e qe me sheh
- Se po s’ardhe do te vij
Ike te thashe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ike te thashe me s’ te dua
- Dashuri me ty me s’du’ me s dua
- As syt’ e tu te t’i, te t’i shikoj
- As emrin tend te t’a degjoj
- Prehje per ty mos pa’ mos paste
- Leshrat mishrat ti co’ ti copetosh
- Kur emrin tim te ma,
- Te ma degjosh
Vajze pse rri menduar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vajze pse rri e menduar
- Je ligur je treture
- Vajza ime, shpresa ime
- Ç’maraz te ka mbeture
- Ref:
- Vajza ime, shpresa ime
- Je ligur, je treture
- Xhanka ime, zemra ime
- Ç’maraz te ka mbeture
- Ky marazi yt ç’me hëngri
- Rrush i bardhe i pjekure
- Vajza ime del nga vendi
- Nga vendi kur del argjendi.
Lule bukur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lule e bukur porsi dielli
- Kush te mbolli ty ketu
- Me ka mbjell imzot prej qielli
- Per te ndritur mend e tu
- Lum ay njeri i urte
- Qe me sheh e me beson
- Vet vetiu un’ s’kam mbire
- Lum ay qe me kupton
- Mua Zoti me mbjelle
- Cdo i urte kupton
- Le te mesoje cdo i pjelle
- Nje besim qe te larton
Debora zbardhi malet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Debora zbardhi malete
- Dhe fushen tatepjete
- Njerezia me nuk daline
- Dhe rruga esht’ e qete
- Te thashe moj syzeze
- Qe me s’kendon bilbili
- Se gjethet zun po biene
- se po afrohet dimri
Ke dale ne porta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ke dale ne porta dhe rri menduar
- Me dukesh fort e de shpe ruar
- Mos pandeh valle
- Qe t’kam harruar
- Se kam kohe pa t’vizituar
- Hiq ate mendim
- Mos ki deshperim
- Se erdhi koha
- Te kesh gezim
- Ngado qe vete kudo qe shkoj
- Syçkat e tua nuk i harroj
- Sepse ne zemer
- Me jane mberthyer
- Dhe gje prej gjeje
- S’kam per t’kusyer
Trendafil i bukur shume
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Trendafil bukur shume
- Mbret i luleve ti je
- Erresire me eshte bota
- Kur zotrote muku je
- Gjithe ah e gjithe vaje
- Tere jeten me hidherim
- Njezet vjet me bere plake
- Kur un’ qaj ti ndjen gezim
- Rroj ti çupkerroj ti vete
- Pa dhe une le te vdes
- Ç’do ta dua rrojtjen time
- Une vetem kur te mbes
- Prehje per ty mos pa’ mos paste
- Leshrat mishrat ti co’ ti copetosh
- Kur emrin tim te ma,
- Te ma degjosh.
Vasha dhe hena
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hen’ e plote e bukur hene
- Fort te lutem ti vrapo
- Per nje lule qe t’kam dhene
- Thuaji trimit ne me do
- Ref:
- Ah moj vashe lozonjare
- Gjumi ty s’te paska zene
- Mos u bej ti merak fare
- Ke nje trim qe nuk ka shok
- Gjum’ i embel uruar
- Oh sa endrra na degjon
- Vash’ e trim jane martuar
- Trasheguar pergjithmon’.
Çelni lule
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çelni lule sa ardh pranvera
- Shih sa zbukuron kjo era
- Lindi dielli i dashurise
- Kendon bilbili erdhi prilli
- Çeli vjollca trendafili
- Ndes nga zjarr i dashurise
- Çelni hapni ca burbuqe
- Ca jeshile ca te kuqe
- Dynjane ta zbukuroni
- Eshte koha per defrime
- Te na sjelle shum’ gezime
- Si dhurate dashurie
Syçkat e kaltra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Syçkat e kaltra tende te bukura
- Per her te pare kur une ti pash
- Leshkat e verdha buzet te kuqe
- Si perendeshe je ti un’ thashe
- E vdekshme je ti moj pellumbeshe
- Folme te lutem, folme, ç’ke
- Folme te keqen moj pellumbeshe
- Me zen’ e embel tine qe ke
- Mendja me merret
- Po humbas vehten
- I mjeri une çfar’ kam s’e di
- Do t’humbas i varferi une rojtjen
- Ne mos shifojsha syçkat e tu.
Te dinja te vogel
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Te ka mbire manushaqja
- Ty o moj ne penxhere
- Un’ te dija te vogel
- Ti me qenkerke moj dyzeze vjet
- Te dinja te vogel
- T’i me qenkerke dyzet vjet
- Leri nazet se s’te kane lezet.
- Ti kur me del me shoqkat
- Leshkat m’i mban gershet
- Une te dinja te vogel
- Ti me qenkerke moj dyzet vjet
- Ti kur del ne dritare
- Dhe ma ben me isharet
- Une te dinja te vogel
- Ti me qenkerke moj dyzet vjet.
Kur vjen behari çel qershia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dashuria eshte djallush
- Hedh ne prush cilin kush
- Do guxoje ta trazoje
- Mjerr ai qe kerkon nga puna ta ndaloje
- Merr shigjeten edhe vret
- As qe pyet si nje mret
- Qe te gjithe ta degjojne
- Plaq’ e tij s’mbyllet shpejt
- dhe barnat se sherojne
- Kur vjen behari dhe qershite
- Vajza te bukura, faqkat pa puthura
- Andej kendej kerkojne djemte
- Duan te lozine, te qeshine
- Zemrat hapen ate cast
- Dhe me gaz i nagas
- Dashurine te kerkojne
- Vajza djem te gjithe tok
- Dhe buzet i bashkojne
- Gjoksin çelur deshiron
- Dhe kerkon ngazellon
- Qe te puth me dashuri
- Jashte do te dale se mend
- i pelcet gjine.
Mu ne bashten tende
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mu ne bashten tende
- Te kendon bilbili aman aman
- Nga sevdaja jote goc e vogel
- Çeli trendafili
- Mu ne bashten tende
- Te kendon ky zog aman aman
- Nga sevdaja jote goc e vogel
- Çeli borziloku
- Pa rrefeme udhen
- Djal o nga do shkoj aman aman
- Me ka zene nje goc e vogel
- Edhe po degjoj.
Mulliri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dielli vertitet, bota rrotullohet
- Mbi jeten ton, koha po kalon
- Vite dhe shekuj
- Shkojne e s’kuptohet
- Mjerisht se njerezit
- Vdesin harrohen
- Uji vertitet, gurin rrotullon
- Dite edhe nate mulliri punon
- Grure edhe miser
- Vene e dermohen
- Miell edhe brume buke gatohen
- Rrith o uje, fry moj ere
- Vertit gure si nga here
- Rrith e fry shume me te shpejte
- Beje miellin te holle e te lehte.
O moj korçare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ne mes te nates ne qetesi
- Ti ne ballkon qendroje
- Un’ te kendoja m’embelsi
- Dhe tine me degjoje
- Ref:
- O moj korçare sa e bukur je
- Me ato naze porsi nuse e re
- E kur me shkoje ti ne bulevard
- Zemrat tona digjen flak’ e zjarr
- Fjalen e pare kur ma the
- Zemren ti ma lendove
- Tani mendoj qe pse me le
- Ne vetmi pa dashnore
- Ne mes shijofsh ate gezim
- Qe shfaq fytyra jote
- U shofte drita e syve te mi
- Nga faqe e kesaj bote