Kosovarët
Kosovar i referohet kombësisë së personave që kanë shtetësi në Kosovë, pasi është një term i kombësisë që nuk lidhet me ndonjë grup të caktuar etnik. Megjithatë, në gjuhën shqipe 'kosovar' përdoret shpesh për shqiptarët etnikë të Kosovës. Ndërsa shumica e kosovarëve janë shqiptarë etnikë (92%), vendi është shtëpia e komuniteteve të tjera etnike gjithashtu, duke përfshirë serbët, boshnjakët dhe të tjerët. Shtetësia kosovare mund të fitohet përmes lindjes, natyralizimit ose proceseve të tjera ligjore.[1][2]
Ky term më së shumti është i njohur ndër shqiptarë por pas vitit 1998 filloi të shqiptohej edhe në arenën ndërkombëtare kur Kosova u bë e njohur në mbarë botën si rrjedhim i konfliktit shqiptaro-serb. Kohëve të fundit, sidomos pas themelimit të Republikës së Kosovës, ky term përdoret zyrtarisht për të treguar zyrtarët e këtij shteti dhe veprimet e tyre, pa dallim përkatësie etnike. Në praktikë kuptimi tradicional përdoret paralel me atë zyrtar. Kjo shpesh shpije në ngatrrim të kuptimit të shprehjes.
Këndvështrimi shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Kosovë |
Nga këndvështrimi shqiptar, një kosovar është një shqiptar që banon në Kosovë
Identiteti i shqiptarëve të Kosovës është i lidhur ngushtë me gjuhën shqipe, traditat, historinë dhe kujtesën e përbashkët kombëtare, veçanërisht me përvojën e rezistencës, luftës dhe mbijetesës. Për këtë arsye, shumëkush e sheh identitetin kosovar si diçka që ekziston krahas identitetit shqiptar, e jo si diçka që e zëvendëson atë. Ky term përdoret shpesh në pasaporta, sport, diplomaci dhe kontekste ndërkombëtare, më shumë sesa si një etiketë kulturore.
Disa shqiptarë të Kosovës janë të kujdesshëm ndaj idesë së një “kombësie kosovare” të veçantë, duke u shqetësuar se ajo mund ta dobësojë unitetin shqiptar ose vazhdimësinë historike. Të tjerë—sidomos brezat e rinj—janë më të hapur ndaj përqafimit të një identiteti të dyfishtë: etnikisht shqiptarë, qytetarisht kosovarë.
Këndvështrimi serb
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Serbët nuk e shohin fare veten si kosovarë, as me shtetësi, as me kombësi, por vetëm si rajon, pasi ata të gjithë mbajnë dokumentet e shtetit të Serbisë si primare edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe ashtu publikisht deklarohen, deri vonë poashtu përdornin rregullisht dinarin serb edhepse euro ishte valuta e vetme zyrtare në RKS. Shpeshherë, në fakt, ata e quajnë Republikën “Kosova i Metohija”, pasi besojnë se Kosova ende është nën Serbi dhe nuk i'a njohin pavarësinë apo sovranitetin territorial. Në shumë raste jetojnë në dy vendbanime, një në Kosovë dhe një tjetër në Serbi, ku shkojnë shpesh ose punojnë rregullisht. Nga ana e tyre nuk ka pasur një vullnet të dukshëm për të qenë pjesë e shtetit të ri, por më shumë kanë dëshirë të kenë autonominë e tyre, apo të bëhet shkëmbim territoresh, që ata përsëri, territorialisht, të jenë në Serbi dhe jo në Republikën e Kosovës.
Këndvështrimi ndërkombëtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të huajt janë pak të ngatërruar për termin kosovar. Ata shihen shtrëmbër kur u drejtohen banorëve të Kosovës si kosovar prandaj janë të detyruar të përdorin terma të paanshëm dhe politikisht korrekt si: Kosovo-Albanian, Kosovo-Albaner apo Kosovaro-albanese. Termi kosovar i shqiptuar nga një i huaj duket sikur do të krijojë një kombësi të re dhe nuk i'u pëlqen shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi.
Kosovari në Republikën e Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Republikën e Kosovës, fjala kosovar nënkupton një person me shtetësi të Republikës së Kosovës në kuptimin shtetëror por jo atë kombëtar pasi të gjitha grupet etnike e konsiderojnë veten pjesë të një kombi më të madh.
Në kuptimin ligjor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët e Kosovës e shohin veten si shtetas kosovarë (apo statehood), por me kombësi (apo nationality) shqiptarë. Sepse e konsiderojnë veten pjesë të Shqipërisë më të madhe në kuptimin kombëtar dhe jo pjesë të një kombi të ri kosovar, se këto dy vende ishin një. Kurse termin, përveç kuptimit shtetëror, e shohin si rajonal që përcakton vendndodhjen e tyre përbrenda Shqipërisë.
Serbët nuk e shohin fare veten si kosovarë, as me shtetësi, as me kombësi, por vetëm si rajon, pasi ata të gjithë mbajnë dokumentet e shtetit të Serbisë si primare dhe ashtu prezantojnë veten ndërkombëtarisht.
Një qasje të ngjashme si shqiptarët e Kosovës e kanë edhe etnitë minoritare të tjera në Kosovë si turqit apo boshnjakët.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 shkurt 2025. Marrë më 11 prill 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ Citizenship, Dual. "Kosovo". Dual Citizenship (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-04-11.