Shko te përmbajtja

Kostandini VII Purpurogjeniti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kostandini VII
Perandor dhe autokrat i romakëve
Kostandini VII i kurorëzuar nga Krishti, detaj i një pllake fildishi, 945, Pushkin Museum
Perandor bizantin
Reign6 qershor 913 – 9 nëntor 959
(i vetëm nga 27 janari 945)
Kurorëzimi15 maj 908
PredecessorAleksandros
SuccessorRomanos II
Bashkë-perandorëRomanos I Lekapenos (920944)
Kristofor Lekapenos (921931)
Stefan Lekapenos dhe
Kostandin Lekapenos (924945)
Romanos II (945959)
Born17 maj 905
Kostandinopojë
Died9 nëntor 959 (54 vjeç)
Kostandinopojë
SpouseHelena Lekapene
IssueRomanos II
Theodora
Names
Kostandinos Porfirogjenetos
("I lindur në purpur")
DinastiaDinastia Maqedonase
FatherLeoni VI
MotherZoe Karbonopsina

Konstandini VII Purpurogjeniti (Κωνσταντῖνος Πορφυρογέννητος Kōnstantīnos Porphyrogénnētos, 17 maj 905[1] – 9 nëntor 959) ishte perandor, historian dhe shkrimtar bizantin. Ai ishte perandori i katërt i dinastisë maqedonase, që sundoi nga 6 qershori 913 deri më 9 nëntor 959, por pushtetin ia la gruas për t'u marr me veprimtari shkencore. Ishte djali i perandorit Leoni VI i Dituri dhe gruas së tij të katërt, Zoe Karbonopsina dhe nipi i paraardhësit të tij, Aleksandros.[2][3]

Shumica e mbretërimit të tij u mbizotërua nga bashkë-regjentët: nga viti 913 deri në vitin 919 ai ishte nën regjencën e nënës së tij, ndërsa nga viti 920 deri në vitin 945 ai e ndau fronin me Romanos Lekapenos, vajzën e të cilit, Helenën kishte marë për grua,[4] dhe bijve të tij.[5][6][7][8][9] Epiteti purpurogjeniti aludon për dhomën e purpurtë të pallatit perandorak, të dekoruar me porfir, ku lindnin normalisht fëmijët e ligjshëm të perandorëve. Por në fakt ai ishte një fëmijë i jashtë ligjshëm që nëna e tij e lindi në dhomën e purpurtë për ta legjitimuar.[10]

Kostandini VII në një reliev toskan të shek. XV-XVI

Kostandini VII njihej si shkrimtar dhe studiues që e rrethonte veten me njerëz të arsimuar të oborrit perandorak.[11] Shkroi shumë vepra si Geoponika (τά γεωπονικά), njw traktat i rwndwsishwm agronomik i hartuar gjatw mbretwrimit tw tij dhe tre, ndoshta katwr libra; De Administrando Imperio (Πρὸς τὸν ἴδιον υἱὸν Ῥωμανόν),[12] De Ceremoniis (Περὶ τῆς Βασιλείου Τάξεως), De Thematibus (Περὶ θεμάτων Άνατολῆς καὶ Δύσεως) ku përshkruhen popujt që bënin pjesë në Perandorinë Bizantine, dhe Vita Basilii (Βίος Βασιλείου), megjithwse autorwsia e Vita Basilii nuk wshtw e sigurtw.[11][9] Vepra kryesore e tij është: Mbi Administratimin e Perandorisë, të cilën e shkroi për djalin e tij Romanos, për ta udhëzuar në udhëheqjen e politikës së shtetit. Në këtë vepër ka të dhëna të shumta për të gjithë popujt që rrethonin Bizantin (Kostandinopoja, sot Stambolli). Ai përshkruan historinë e tyre, zakonet rregullimin shoqëror etj., si për fiset sllave si: bullgarët, kroatët, serbët (rashianët) etj.

Kostandini në miniaturat e dorëshkrimit të Skylitzes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monedha të Kostandinit VII

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Venance Grumel (1937). "Une date historico-liturgique: Tῇ τρίτῃ τῆς Γαλιλαίας". Revue des études byzantines (në frëngjisht). 36 (185): 52–64.
  2. P. Grierson; R. Jankins (1962). "The date of Constantine VII's coronation". Byzantion (në anglisht). 32 (1): 133–138.
  3. Joan Skylitzes (2010). "7. Leo VI the Philosopher (the Wise, 886–912)". përmbledhur nga Jean-Claude Cheynet (red.). A Synopsis of Byzantine History, 811–1057 (në anglisht). Përkthyer nga John Wortley. Bernard Flusin. Cambridge University Press. fq. 165–186. ISBN 978-0-521-76705-7.
  4. Garland 1999, f. 123.
  5. Runciman 1988, ff. 47–50.
  6. Treadgold 1997, f. 473.
  7. Ostrogorsky 1969, f. 264.
  8. Logos 2019a, ff. 10, 10B dhe nota 9.
  9. 1 2 Logos 2019b, ff. 10–12.
  10. Ostrogorsky 1969, f. 260.
  11. 1 2 Logos 2019a, ff. 10, 10B.
  12. Moravcsik 1967.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]