Kostaq Karoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kostaq Karoli.JPG

Gjeneral majori Kostaq Karoli, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare u lind në 14 dhjetor 1945. Në vitet 1959-‘63 vazhdoi shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, ndërsa në vitet ‘63-‘65 ndoqi studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në vitet 1975-‘77 vazhdoi Akademinë e Mbrojtjes, ndërsa në vitin 1986 përfundoi kursin e Shtatmadhorisë. Do vazhdonte me kurse të ndryshme kualifikimi si: për matematikë, psikologji, për problemet e stërvitjes etj. Si kualifikime të më pasme vijnë: Grada shkencore “Doktor” dhe titulli “Profesor”, ndërkohë që është dhe autor i dy librave dhe bashkautor në dhjetëra tekste, metodika e artikuj të ndryshëm.