Krem çokollate
Appearance
Krem çokollate është ëmbëlsirë e përgatitur me qumësht, vezë, sheqer dhe përbërës tjerë në sasi të vogla.
Për të përgatitur krem çokollate nevojiten :
- 4-5 filxhane çaji qumësht
- 2 vezë
- 1 filxhan çaji - ujë
- 2 filxhan kafeje - sheqer
- 3 lugë kafeje - niseshte
- 1 lugë gjelle - kakao
- Përgatitja
Në një enë me fund sferik hidhen vezët, niseshteja, kakao (i shkrirë me pak ujë të vokët) dhe ujë i ftohtë. Përzihet mirë, pastaj hidhet qumështi i vluar. Masa vihet në zjarr dhe përzihet derisa të trashet. Kremi i përgatitur hidhet nëpër filxhan dhe lihet për t'u ftohur.