Krem i ngrirë pjepri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Përgatitja. Zgjidhni një pjepër të vogël të pjekur aq sa duhet. Priteni përgjysëm. Pastrojeni nga farat dhe fijet. Mblidhni tulin me një lugë dhe frulojeni. Hidheni masën e përfituar në një tas, shtoni mjaltin, provojeni dhe nëse ju duket e nevojshme ëmbëlsojeni më shumë. Përzijeni dhe shtoni kosin. Trazojini me kujdes dhe hidheni në një enë të cekët me formë drejtkëndëshe. Vendoseni në frigorifer për disa orë dhe hiqeni pak para servirjes. Përmbyseni formën në një pjatë dhe servireni kremin e ngrirë të prerë në feta. Zbukurojeni me sfera tuli pjepri të freskët.